Vera e nxehte e vetmise se madhe

Berisha po ndjen se po i largohen aleatet kryesore, ,bile edhe ata qe jane strehuar nen hijen e PD per 20 vjet rradhazi.F.Mediu, i PR, ka thenë qarte se republikanët do te rishohin koalicionin.

Pavarësisht se proporcionali rajonal, qe u la në fuqi edhe me ligjin e ri zgjedhor, favorizon koalicionet me partitë e mëdha, Mediu deklaroi prerë se nuk ka një bashkëpunim me demokratët.

“Do të shikojme çdo lloj mënyre që ka te bëjë me jetën dhe rezultatin e Partisë Republikane, pastaj të tjerat janë krejt sekondare” tha ai. Ministri i Mjedisit është shprehur se janë mundësitë per rishikimin e sistemit zgjedhor edhe në shtator, nëse ekziston vullneti.

Edhe PDIU, përmes nje deklarate për shtyp, kritikoi ashpër duopolin PD-PS. “PDIU shpreh indinjatën për marrëveshjen e fundit elektorale të gatuar nga duopoli PD-PS, e cila, për nga natyra e procesit të reformes, por dhe nga rezultati, është një vazhdimësi e ujdive te bëra gjatë gjithe dy dekadave të fundit te pluralizmit shqiptar dhe nuk sjell asnjë përmirësim thelbesor ne institucionin themelor të demokracisë, atë të zgjedhjeve”, thuhet në komunikatë.

Sipas PDIU, “kjo reformë nuk nxori mësim nga pësimct e mëparshme të zgjedhjeve shqiptare, por ishte një tjetër allishverish, që thjesht përpiqett’i hedhë hi syve nderkombëtarëve Ajo nuk e ndryshoi sistemin e pandershem zgjedhor, qe kufizon konkurrcnccn politike dhe e veshtireson futjen e aktoreve dhe faktorëve të rinj në garën politike duke bllokuar pluralizmin dhe qarkullimin e elitave në vendin tonë”.

E pakenaqur nga Reforma ështe edhe aleati kryesor i Berishës, Levizja Socialiste për Integrim (LSI). Nënkryetari Petrit Vasili, gjatë nje intervistë dje në studion e TV AIReport, nuk ’fshehu faktin se forca politike që përfaqëson do të vendosë ne vjeshtë mbi fatin e koalicionit qeveritar, pasi të zhvillojë një bilanc te përgjithshëm në konventen e shtatorit.

Vetëm atëherë LSI do të vendosë nëse në zgjedhjet e ardhshme do të paraqitet e vetme, në koalicion me PS apo do të qëndrojë me demokratët. Vasili pohoi se te gjitha opsionet do të merren ne konsideratë.

LSI duket e pakënaqur me Partine Demokratike per dy çështje te rendesishme per vendin: reforma zgjedhore dhe heqja e imuniteteve per zyrtarët e larte, ku varianti i ligjit të propozuar nga LSI ndryshon nga ai i PD.

I pyetur mbi presionet e ushtruara ndaj aleatit të madh, Vasili tha qarte ne AlReport se “presioni i fortë ishin firmat që hodhën 26 parti” dhc bashkimi i LSI me ta.

Sipas tij aleanca në 2009 u ndërtua ne baze te vendimeve te forumeve. “Edhe në 2013 këte rruge do të ndjekim”, shtoi ai. Shefi i qeverisë për momentin nuk ka reaguar publikisht ndaj kërcënimeve te aleatëve, por dje gjatë një konference për shtyp tha se në tratativat me socialistët “çdo greme shihej me lupë” dhe se “nuk kam unë tagër të them se do hapet përsëri reforma” per të kenaqur edhe partitë e vogla.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply