Vdesin dy ne Itali e Pogradec, plagoset nje tjeter ne Mirdite

Dy shqiptare kane humbur jeten nga dy aksidente ne Itali dhe Pogradec, ndersa nje tjeter mbeti i plagosur ne Mirdite. Nje 26-vjecar nga Shqiperia ka gjetur vdekjen dje ne nje aksident te rende rrugor.

Aksidenti, sipas medieve italiane, ka ndodhur ne Firence, ku viktima eshte Endrit Malshi, 26 vjec, banues ne lagjen “San Donato” ne Luca. I riu po udhetonte me nje mjet tip “Panda”, ku makina e tij ka humbur kontrollin dhe per arsye qe ende nuk dihen, po zhvendosej sa majtaz sa djathtas derisa u perplas me ndaresin prej cimento te korsise.

Nderkaq si pasoje e nje aksidenti te ndodhur pardje ne mbremje, nje 23 -vjecar, eshte ne gjendje kritike per jeten, pasi u perplas me nje mjet i paidentifikuar ne autostrade, ne Mirdite. Ardian Gjoka sipas policise ndodhej ne autostrade, prane komunes Fan, kur u godit nga nje makine, e cila po ecte me shpejtesi te larte.

Mengjesin e se dieles, nje shtetas humbi jeten ne mynyre aksidentale ne qytetin e Pogradecit. 43-vjecari A.Aliaj ra ne kontakt me rymen elektrike te percjelle nga nje shkalle metalike ne lokalin ne te cilin ishte pronar dhe mbeti i vdekur ne vend.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply