Titull “Nderi i Kombit” për disidentin Bilal Xhaferrin

Presidenti i Republikës Bamir Topi, dekoroi dje, pas propozimit të Shoqatës ”Çamëria” dhe Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet tre personalitete të shquara të kombit shqiptar, me origjinë nga Çamëria.

Bilal Xhaferri, Hasan Tahsini dhe Musa Demi u dekoruan me titullin “Nderi i Kombit”, për kontributin e tyre në çështjen kombëtare dhe në çështjen çame. Për Hasan Tahsinin, titulli iu dha kryetarit të PDIU-së, z. Shpëtim Idrizi, i cili tha: Së pari, më lejoni të falënderoj Presidentin e Republikës për nderimin që po u bën figurave të mëdha të kombit tonë nga Çamëria, rilindasve Hasan Tahsini dhe Musa Demi si edhe shkrimtarit e disidentit Bilal Xhaferri.

Hasan Tahsini i ka dhënë jo vetëm Shqipërisë, por trashëgimisë botërore ide e vepra të një rëndësie të veçantë”. Në emër të Bilal Xhaferrit, titulli iu dha Antika Murtos, motrës së tij, ndërsa në emër të Musa Demit, titulli iu dha të birit, Resul Demi.

Bilal Xhaferri ka qenë disident komunist dhe shkrimtar, Ishte njohës i thellë dhe shtjellues i shkencave të natyrës dhe i atyre shoqërore, themeluesi dhe drejtuesi i të parit universitet shtetëror në sulltanatin osman si dhe i “Xhemijet-i llmijje-i Arna-vudijjë”. Bilal Xhaferri lindi në fshatin Ninat të Konispolit më nëntor 1935 dhe vdiq me 14 tetor 1986 ne SHBA.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply