Stalinin e helmon Tito

Në librin “Tito in Tovarisi” (Tito dhe Shokët) që pak kohë më parë e botoi historiani slloven, Joze Pirjevec, ky i fundit pohon se ish-lideri sovjetik, Josif Visarionovic Stalin, ishte helmuar nga një njeri që ishte paguar nga ish-lideri jugosllav, Josip Broz Tito. Në vitin 1923, sekretari i asokohshëm gjeneral i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Josif Visarionovic Stalin, i kishte dërguar një letër sekrete Byrosë Politike të vendit.

Në letër, Stalin njoftonte se lideri tashmë i sëmurë sovjetik, Vladimir llyich Lenin, kishte kërkuar nga ai një dozë vdekjeprurëse të cianidit për t’i dhënë fund agonisë dhe vdekjes së ngadaltë. “Unë nuk kam fuqi për ta përmbushur kërkesën e llyich, prandaj refuzova këtë mision, sado human dhe i domosdoshëm që mund të jetë. Kështu që, e detyrova që’për këtë t’i raportoj anëtarëve të Politbyrosë”, shkruante, mes tjerash, Stalini.

Një vit më vonë, më 24 janar 1924, Lenin vdiq si pasojë e një sulmi në tru. Përfundimi deri te i cili kohë më parë erdhi një grup i mjekëve ishte se Lenini vërtet mund të ketë përjetuar një sulm, por si pasojë e helmimit me cianid.

Në fakt, ata madje supozojnë që Stalini nuk kishte ngurruar shumë që të plotësonte kërkesën e leninit. Kjo, për shkak se, në rast të vdekjes së tij, Stalin do merrte përsipër kontrollin ndaj Bashkimit Sovjetik, shkruan gazeta britanike ‘The Telegraph’. Ky rrëfim i frikshëm tingëllon ngjashëm me shumë thashetheme të tjera të dyshimta të kohës së ish-Bashkimit Sovjetik, që ndërlidhen me sulme në tru. Historiani i shquar slloven, Joze Pirjevec, kohë më parë botoi një biografi të jopis Broz Titos, i cili i priu Jugosllavisë për 47 vjet.

Në Slloveni libri i tij “Tito in Tovarisi” shpejt u bë bestseller. Libri momentalisht mund të lexohet vetëm në gjuhën sllovene. Ndryshe, kjo biografi bazohet në një dokumentacron të gjerë, të siguruar nga arkiva të shumta ish-jugosllave, një pjesë e madhe e të cilave ishin injoruar nga studiuesit anglishtfolës. Në mesin e shumë zbulimeve të shumta të reja të Pirjavec është edhe ajo se Tito mund të ketë urdhëruar një vrasës jugosllav për të nxitur sulmin fatal në tru që goditi Stalinin.

Po qe se Titoja vërtet shkaktoi vdekjen e Stalinit, në mënyrë të njëjtë siç Stalini shkaktoi vdekjen e Leninit, atëherë duket se këtu kemi të bëjmë me një lloj drejtësie poetike, me një drejtësi që realizohet prapa intrigave të spiunazhit që të ngjanë me ato të James Bond. Pas vdekjes së Stalinit, më 5 mars 1953, në zyrën e tij ishte gjetur një letër paralajmëruese e shkruar nga Tito. Stalini ishte përpjekur shumë herë që të vriste Titon, meqenëse ata dy ishin larguar nga njëri-tjetri që nga përfundimi i Luftës të Dytë Botërore.

Këtë gjë Titoja e kishte parë si mundësi për revolucion, gjerësisht për të shpërbërë shtetin kroato-slloveno-serb dhe për të krijuar një shtet të pavarur jugosllav nga ndikimi sovjetik. Edhe pse i kujdesshëm ndaj energjisë revolucionare dhe karizmës personale të Titos, pas luftës Stalini kishte tentuar plot 22 herë që ta vriste atë.

Të gjitha tentimet kishin dështuar, përfshirë këtu edhe atë me një kuti stolish, që do të lironte gaz nervor sapo të hapej. Sido qoftë, në letrën e Titos drejtuar Stalinit thuhej se, përderisa Stalini kishte dërguar shumë vrasës që të vrisnin Titon, atij i mjafton që të dërgonte vetëm një.

Në natën e 28 shkurtit 1953, Stalini mbylli zyrën dhe shkoi të pushonte në “dacha’n” e tij në fshat. Atje mbajti një mbledhje me disa nga bashkëpunëtorë e tij më të afërm, përfshirë këtu edhe kreun e policisë sekrete-NKVD, dhe Nikita Khrushchev’in, që asokohe ishte shef partiak në Moskë.

Takimi zgjati deri në orën 4 të mëngjesit, atëherë kur bashkëpunëtorët e Stalinit u larguan nga dacha. Që të gjithë më vonë treguan se nuk kishin vërejtur asnjë shenj se Stalin ishte i sëmurë. Stalin ishte tërhequr në dhomën e tij të fjetjes, pasi që i kishte thënë truprojës se mund të shkonte në shtëpi, dhe që të mos e zgjonte askush nga gjumi. Zakonisht, Stalin për çdo mëngjes nga truprojat e tij kërkonte t’i sillnin çajin.

Por, kësaj radhe dhoma e gjumit ishte e qetë. Edhe pse u shqetësuan, asnjëri nga ata nuk guxonte të hapte derën, meqë Stalin kishte urdhëruar të mos e zgjonte askush. Mosrespektimi i urdhrave mund të dënohej me pushkatim, e në dacha nuk ishte askush që mund t’i anulonte urdhrat e Stalinit-tashmë të ndierë.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply