Sigurimi i automjeteve, formulë e re pagese sipas pikëve

Sigurimi i detyrueshëm i makinave nuk do të jetë më me tarifë fikse për të gjithë drejtuesit e automjeteve, por do të paguhet nisur nga referencat individuale. Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka nisur punën për projektin e aplikimit të patentave me pikë, përfundimi i të cilit do të përcaktojë edhe një formulë të re të pagesës së sigurimit të detyrueshëm.

Sipas kësaj formule, drejtuesit e automjeteve që kanë bërë aksidente do të paguajnë sigurim më të lartë. Kreu i Shoqatës së Siguruesve, Avni Ponari, u shpreh dje për televizionin “Scan” se shoqëritë e sigurimeve mbështesin këtë nismë dhe kërkojnë që të shtohen edhe elemente të tjera në formulën e llogaritjes së sigurimeve.

Aktualisht agjentët e sigurimeve nuk kanë asnjë të dhënë nga organet kompetente për gjobat që kanë marrë shoferët, aksidentet apo dëmet që kanë shkaktuar. Me finalizimin e këtij projekti do të ketë një koordinim të saktë midis shoqërive të sigurimeve dhe in-stitucioneve, me qëllim vlerësimin e riskut për çdo drejtues.

Sipas shoqërive të sigurimit, kjo formulë rrit përgjegjësinë në qarkullim dhe ul ndjeshëm numrin e aksidenteve.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply