Shkurt nga Vendi

I rremben rrjedha lumit, humbin 2 turiste

BULQIZE

Dy turistë të huaj janë rrëmbyer nga rrjedha e lumit Drin i Zi, ndërsa nuk dihet ende fati i tyre. Ngjarja ka ndodhur në zonën kufitare në rrethin e Bulqizës. Sipas policisë, dy turistët e huaj, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur, kanë qenë duke u larë në ujërat e lumit Drin i Zi, ndërsa pas hapjes së portave të hidrocentralit të Spilesë, ata janë rrëmbyer nga rrjedha e ujit.

Policia kufitare dhe ajo e Buiqizës janë duke zhvilluar kërkime për gjetjen e dy personave, për të cilët ka shpresa se mund të jenë shëndoshë e mirë.

.

Vjedhjet e pikturave. Prokuroria: Piste e re

KORCË

Prokuroria e Korçës ka vendosur të ndryshojë prokurorin e çështjes, i cili drejtonte grupin hetimor që do të hidhte dritë mbi të vërtetën e zhdukjes së pikturave nga galeria e arteve “Guri Madhi”. Burime zyrtare nga institucioni i akuzës bëjnë me dije se prokurori Genti Stoja, nuk do të vijojë me hetimin e kësaj çështjeje, duke u zëvendësuar nga një Prokuror i Krimeve të Rënda. Nga dita e djeshme, hetimet për skandalin në fjalë do të drejtohen nga prokurori Esjan Sadikaj. Po referuar burimeve nga organi i akuzës në Korçë, mësohet se kjo lëvizje bëhet për shkak të hetimeve edhe në një tjetër pistë. Krahas vjedhjes Prokuroria ka nisur hetimin edhe për shpërdorim detyre dhe deklaron se shumë shpejt do të dalin edhe përgjegjësit e këtij skandali. Ndërkaq ende nuk dihet fati i 55 pikturave të zhdukura nga galeria e arteve, 27 prej te cilave të piktorit të popullit, Vangjush Mio.

Pa kompensim personat me aftesi te kufizuar

ELBASAN

 Personat me aftësi të kufizuara përballen me një sërë vështirësish ekonomike në jetën e tyre të përditshme. Sipas Shoqatës së Paraplegjikëve dhe të Tetraplegjikëve në Elbasan këto vështirësi janë shtuar me ligjin më të fundit për mos kompensimin e energjisë elektrike dhe të telefonisë. Kryetari i kësaj shoqate, Ëngjëll Zotaj, tha se paraplegjikët dhe tetraplegjikët nuk përJDallojnë të gjitha nevojat me ndihmën ekonorhike që marrin nga shteti. Ai pohoi se një tjetër shqetësim për këtë kategori janë vizitat në spitale që personat me aftësi të kufizuar nuk mund të ngjiten në katet e larta. Ai theksoi se shumica e iiaçeve nuk rimbursohen nga shteti janë shumë të shtrenjta. Ndërkohë . Elida Badurri paraplegjike dhe tetraplegjike, anëtare e kësaj shoqate shprehet se ka nevoja të shumta, të cilat nuk mund të plotësohen nga kushtet ekonomike dhe se do të trajtohet si të gjithë moshatarët e saj. fEdhe nëna e saj Shelqere Badurri tha se vështirësitë ekonomike të familjes janë të shumtë. Në rrethin e Elba-sanit janë 350 paraplegjikë dhe tetraplegjikë, nga të cilët 180 prej tyre janë në qytet

 

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply