Rama: Prag deshtimi per integrimin, na e kaloi Serbia

Kryetari i Partise Socialiste e ka cilesuar prag deshtimi situaten ne te cilen ndodhet Shqiperia perballe kerkesave per intergrimin. Kreu i opozites akuzoi mazhorancen per pengesat qe po komprometojne integrimin e vendit, si dhe per vonesat ne reformen zgjdhore dhe parlamentare.

“Perparimi i Serbise drejt marrjes se statusit te vendit kandidat, nxjerr ne pah prapambetjen tone. Ajo cka kurre nuk duhet te kishte ndodhur, po ndodh. Ne nje proces ku Shqiperia ndodhej shume me para disa vite me pare, po rrezikon te mbetet serish jashte, per te treten here rradhazi.

Dhe per te treten here rradhazi Kryeministri po tenton te fshehe te verteten. Fatkeqsisht nuk ka mjaftuar dot per nje note  me te mire as angazhimi total per perfundimin e reformes zgjedhore ashtu sic parashihte dakordesia e nentorit, teksa afati eshte shkelur dhe reforma eshte ne hapa te pare per shkak te zvarritjes se qellimshme.

Opozita i ka bere nje per nje detyrat e shtepise, nderkohe qe qeveria nuk ka bere ende asnje nga detyrat e saj te drejtperdrejta” -, u shpreh Rama. Intregrimi i vendit, sipas Rames, nuk kerkon vetem miratimin e ligjeve me 3/5 – tat, por implementim ligjesh, shtet ligjor, lufte reale me krimin dhe korrupsionin dhe meritokraci.

Nderkohe qe i kerkon nderkombetareve qe te monitorojne procesin e reformes zgjedhore, qe, sipas tij, eshte baza e vjedhjes se pushtetit. “Komuniteti nderkombtar ka percaktuar reformen zgjedhore si prioritet te prioriteteve, ndaj ai nuk duhet te lejoje zvarritjen e saj, ku duket qarte kush e zvarrit dhe kush e ploteson.

Ne s’e harrojme as qershorin e 2009-s as 8 majin 2011, as nderkombetaret qe ishin deshmitare te vjedhjes se dites per diell, qe nepermjet raportit vune ne krye reformimin e ligjit dhe procesin zgjedhor.

Ne jemi cdo dite dhe me te shqetesuar per Kodin Zgjedhor dhe reformen zgjedhore, te cilat do shtyje pergatitjen e infrastruktures zgjedhore”, – shprehu shqetesimin e tij kreu i PS-se duke shtuar se opozita ka identifikuar hallkat per te mos lejuar perseritjen e historise.

Rama theksoi se opozita kerkon zgjedhje te lira dhe te ndershme, nderkohe qe akuzoi kryeministrin Berisha se eshte i gatshem ti vjedhe serish ato. “Ne duam zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe mekanizmat qe garantojne listat dhe zgjedhjet te perfshihen ne ligj.

Berisha nuk do te garantoje sistemin zgjedhor, por Saliu preferon mbajtjen e te njejtit sistem administratimi, ku ka bere vjedhjen e zgjedhjeve. Statusi eshte interes kombetar, nuk mund te tradhetohet nga interesi partiak:, – perfundoi fjalen e tij Rama!

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply