Profili i nje vrasesi “Viktor Gushi”

Femrat pas te cilave ishte i fiksuar vrasesi serial

Viktor Gushi, vrasesi i arketares se bankes dhe nje argjendari, si dhe personi i perfeshire ne 7 vjedhje te tjera, ka qene ne qender te vemendjes se shtypit te diteve te fundit. Pas arrestimit te tij, kureshtja e opinionit publik ka qene e madhe.

Pervec ndnjejave te inatit, te urrejtjes, te mllefit, te neverise per kete individ i cili ka marre jete te pafajshme njerzish, e madhe ishte dhe kureshtja per te mesuar dicka  me shume rreth jetes te ketij vrasesi.

37 vjecari nga Patosi i divorcuar jetonte prej 5 vitesh ne kryeqytet ne nje shtepi me qera. Nese klikon emrin dhe mbiemrin e tij ne Facebook menjehere te hapet nje profil, ku duket qarte portreti i vrasesit serial.

te shtyre nga kureshtja beme nje kerkim ne faqen e tij personale ne Facebook, te cilin Viktori e ka hapur 1 Qershor te vitit 2009. Ne te dhenat e para qe ka plotesuar shkruan se eshte i interesuar per femra, se flet gjuhen rumune dhe shqipe dhe se fjala qe i pelqen me shume eshte:Fieri qytet i enderrave te mia”.

Ne opsionin like mes dhjetra “like”-ve i jep nje, edhe flamurit rumun dhe kryeqytetit te Rumanise, Bukureshti. Ne profilin e tij vrasesi serial ka vendosur 7 foto. Ne asnjeren fytyra nuk i dallohet qarte.

Foto e fundit eshte vendosur dy muaj me pare. Ne te dhenat e para qe ka plotesuar shkruan se eshte i inetresuar per femra, se flet gjuhen rumune dhe shqipe dhe se fjala qe i pelqen me shume eshte: “Fieri qytet i enderrave te mia”. Ne opsionin like mes dhjetra “like” i jep edhe flamurit rumun dhe kryeqytetit te Rumanise Bukureshti.

Ajo qe na ka terhequr me shume vemendjen eshte fiksimi i tij pas femrave. Ne wall-in e Viktorit gjenden me se shumti foto femrash. Nje pjese e tyre jane personazhe te njohura, vecanerisht personazhet femerore te telenovelave.

Por ka edhe mjaft foto vajzash shqiptare dhe kosovare. Eshte abonuar ne 32 faqe femrash dhe i vetmi perjashtim eshte ai abonimi qe ka bere ne faqen e facebook-ut te Kishes se Shen Nout. Me 17 Korrik 2011 i pergjigjet nje pyetje sondazh ne facebook: Cili qytet ka femrat me ordinere ne Shqiperi? Pergjigja e tij eshte: Tirana.

Me date 7 janar te ketij viti vendos nje foto te plote qe duket se eshte bere prane shatervanit ne parkun Rinia, ne Tirane. 10 dite me vone, me date 17 janar, vendos foto te rinise se tij dhe nje foto te bere me nje peme te vitit te ri ne sfond.

Nje muaj me pas me 17 shkurt vendos nje link: “pa muzike ska jete” Arsimi qe ka shenuar eshte “profesionale teknike ndertimi”, nderkohe qe ne te vertete eshte vetem me 10 klase shkolle, pasi gjimnazin nuk e ka perfunduar, sipas raportit te policise. Autori duket se eshte ndjekes i rregullt i disa programeve televizive qe drejtohen nga gazetare femra.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply