Pranga shqiptarit per vrasjen e bashkekombasit para 500 vetave

Itali – Ne kulmet e ekzekutimeve me arme zjarri ne seri te disa shqiptareve ne Vigevano te Italise, policia milaneze arrestoi nje prej ketyre vrasesve. Eduart Daja, 32 – vjec, i akuzuar per vrasjen e emigrantit shqiptar Pellumb Tartaraj eshte arrestuar dje ne zonen e kontrollit kufitar te aeroportit te Milanos.

Ai akuzohet se 21 majin e kaluar ne stacionin e udhetareve ne Vigevano, itali ekzekutoi me arme zjarri emigrantin Pellumb Tartaraj. Sipas policise, ne kete vrasje ishin perfshire edhe Aurel Duka 38 – vjec dhe Emilian Petraq Sina, 30 – vjec. Keta dy te fundit ishin arrestuar me 11 qershor te vitit te kaluar.

Sina u gjet te mbante indintitet rumun me emrin Veronel Grasu. Eduart Daja prej disa muajsh kerkohej nga policia, por nuk po gjendej ndaj dhe per te u urdherua kerkim nderkombtare. Dhe dje, ndersa ai po perpiqej te dilte nga Italia dhe te vinte ne Shqiperi, u zbulua.

Policia tha se Daja ishte me i dobet se c’kishte ne fotot qe dispononin dhe me mjeker dhe indentifikimi dhe verifikimi i tij per shkak te ketyre ndryshimeve, hasi fillimisht ne veshtirsi. Ngjarja e 21 majit erdhi kur kater emigrantet shqiptare gjendeshin ne stacionin e udhetareve dhe po pinin nje kafe.

Me tej tre autoret i kerkuan Pellumb Tartarajt qe t’i ndiqte ne makinen e tyre. Por Tartaraj duke ndjere se po futej ne kurth refuzoi. Ne kete moment, shpertheu dhuna ndaj tij dhe u qellua ne trupme pese plumba pistolete qe e lane te vdekur ne vend.

Ngjarja ka ndodhur ne pranine e 500 vetave, pasi vrasesit kane dashur te japin nje mesazh per rivalet e tyre.

Brenda nje viti ne Vigevano te Italise jane vrare 5 shqiptare, ndersa ekzekutimet kane ndodhur per kontrollin e territorit te prostitutave. Vrasjet me te fundit ndodhen para 3 ditesh, kur 2 shqiptare mbeten te vdekur, ndersa nje tjeter u plagos.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply