Partia e Topit: Shqiperia e Re!

Enigma e levizjes politike te Persidentit Bamir Topi po shkon drejt zbardhjes perfundimtare. Partia qe ai ka krijuar tashme ka nje emer mjaft prentencioz: Shqiperia e Re! Partia pritet te legalizohet shume shpejt, shume perpara mbarimit te mandatit te mandatit persidentcial te zotit Topi.

E paralajmeruar disa muaj me pare nga vete Topi, kjo prati pritet te sjelle nje peshtjellim te ri ne skenen politike Shqiptare. Si nje nga ish figurat e rendesishme te Partise Demokratike dhe nenkryetar i saj, zoti Topi ka mjaft simpatizante dhe ndjekes  te tij brenda asaj partie  dhe ne kampin e djathte  qe priten te bashkohen ne forcen e re Politike.

Jane te pakten pese deputete te PD-se te konfirmuar qe do ti bashkohen Shqiperise se Re, nderkohe qe, shumica e ish te larguarve here pas here nga PD-ja do te jene perkrah Topit. Nder ato qe do te jene ne kupolen drejtuese te partise mesohen fillimisht emrat e Eduard Selamit, Aleksander Biberajt dhe Gazmend Oketes. “Shqiperia e Re” ka nje program te djathte dhe ka per synim te rivalizoje Partine Demokratike.

Sipas burimeve brenda partise  se re, PD-ja gjate ketyre me shume se njezet vjeteve te ekzistences se saj ka pesuar deformime te medha dhe te renda ne programin e saj politik. Disa nga ceshtjet me te kritikueshme te PD-se jane devijimi majtas i partise, autoritarizimi dhe qendrimi ndaj prones.

“Shqiperia e Re” synon gjithashtu, te mbeshtese shtresen e ish-te perndejkurve politike, te cilet e kane ndjere braktisjen e Partise Demokratike, pavarsisht se, kane votuar rregullisht per te. Po keshtu, partia e Topit shihet si nje shprese edhe per ish-pronaret, te cilet kane me shume se njezet vjet qe nuk po u zgjidhet nje e drejte ligjitime, duke u endur pambarimisht ne dyert e gjykatave brenda dhe jashte vendit.

Me kete emer, me kete program dhe me figurat e njohura prestigjioze qe do ta udheheqin, “Shqiperine e Re” pritet te trondise jo vetem Partine Demokratike, por edhe aleatet e saj ne qeverisjen aktuale, si Partine Republikane. Ne aleance me “Shqiperine e Re” pritet te bashkohen edhe disa parti te tjera te krahut te djathte.

Lidhjet me Aleancen Kuq e Zi

Aleatja me e forte e “Shqiperise se Re” do te jete Aleanca Kuq e Zi e drejtuar nga ish-nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu. Aleanca do te kthehet ne parti politike brenda muajit shkurt, duke pretenduar se ka dhjetra mije anetare te saj.

Zoti Spahiu ka qene bashkepuntori i ngushte i Persidentit Topi ne kre te KLD-se dhe duket se midis tyre ka pasur mirekuptim per levizjet e bera, aq sa eshte hedhur dhe dyshimi se Aleanca Kuq e Zi do te ishte pratia e Topit. Por jo, partia e Topit eshte tjeter gje, ka tjeter program dhe te tjera ambicie.

Nisur nga pjesemarresit ne tubimet e zotit Spahiu, pritet qe Aleanca do te jete nje parti kryesisht e majte me nje program nacionalist, ku dominon ceshtja kombetare. Keto elemente nuk do ta pengojne zotin Spahiu te bashkepunoje me Topin dhe te beje kolacion me te para zgjedhjeve te ardhshme, te cilat nga shumekush shihen si zgjedhje te parakoheshme qe ka te ngjare te mbahen ne vjeshte te ketij viti.

Keto zgjedhje shihen si nje mundesi per te larguar monopolin e dy partive  te medha, ndersa “Shqiperia e Re” dhe Aleanca do te jene nje faktor dominant ne jeten politike dhe qeverise se vendit. Sipas gjasave, keto dy forca politike do te kene nje mbeshtetje te konsiderueshme edhe nga faktori nderkombetar.

Topi’s Party: New Albania!

The name of the newest political group which will be leaded by the President Bamir Topi is brought to light

Finally is at the top of full lightening the mystery of the President Bamir Topi political movement. “The new Albania” is the name of the party already established by him which is expected to bring a new confusion in the Albanian political scene. Topi is a former important figure of the Democratic Party and its vice-chairman, so he owns many fans and followers within the party and the on right camp who are all excepted to join this new political force. At list five members of the DP have confirmed the fact that they will join the New Albania, while most of those who have left from Democratic Party will be support and join Topi too.

  • Eduart Selami
  • Aleksander Meksi
  • Gazmend Oketa

This are some of the leading names “New Albania” will be legalized soon, before the end of the Presidential term.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply