Parada e gejve, Berisha pro manifestimeve

Ndryshe nga antaret e kabinetit te tij qeveritar apo perfaqsues te partive ne koalicion me qeverine, kryeministri Berisha nuk sheh asgje te kunderligjshme ne kerkesen e grupeve me orentim seksual te ndryshem per te zhvilluar nje manifestim ne kryeqytet me 17 maj.

Ne mbledhjen e djeshme te grupit pralamentare te Partise Demokratike kreu i qeverise duke u ndalur ne fjalen e tij te kjo ceshtje e jutifikoi qendrimin e tij edhe me nje ligj te miratuar se fundi nga qeveria, i cili mbron te drejtat e ketij komuniteti. “Shqiperia eshte vend i lire.

Nuk mund te kete dhe nuk mund te mendoje askush se ne do te kufizojme manifestime, demonstrata, cilatdo qofshin ato. Ky eshte rregull i lirise.

Ne kemi miratuar nje ligj, dhe ai ligj ka qene i domosdoshem, sepse eshte e vertete se pakicat e natyrave te ndryshme kane nevoje per nje mbrojtje ligjore dhe ne kete kontekst une vlersoj qendrimin e Komisioneres per te Drejtat e Pakicave dhe reagimin e saj si reagim adekuat dhe te pershtatshem ligjor”, – tha Berisha.

Ai e cilesoi si te papranueshme deklaraten e bere nga kryetari i PLL-se dhe aleateve te tjere. “Aleateve mund tu them se kane perdorur ose kane bere deklarata te paparnueshme. reagimi i kryetarit te Partise se Legalitetit s’ishte aspak pergjigje mbreterore, sepse edhe vete jane parti e tolerances dhe ata e kane faktuar kete.

Ndak ka qene nje teprim, se nuk mund te behet fjale qe njerzit te mos mund te shprehin veten e tyre ne kete vend ne perputhje me ligjet e vendit. Orentimi i ndryshem seksual eshte nje realitet i lashte sa vete lashtesia.

Nje realitet qe ekziston, per hir te se vertetes, pavarsisht nga besimet apo bindjet politike”, – vijoi numri nje i qeverise. Duke nenvizuar se secila parti ka platformen e vet, Kryeministeri ne reference te deklarates se Ekrem Spahise, vijoi se asnje parti nuk ka dajkun platforme.

Ndderkohe qe kunder parades jane deklaruar dje edhe bashkesite fetare. Si Komuniteti Mysliman, ashtu edhe ai Katolik jane shprehu kunder shfaqes ne publik te homoseksualitetit.

Zedhensi i Konferences Ipeshkvore te Shqiperise, Dom Gjergj Meta, dhe drejtori i marredhenieve me publikun me Komunitetin Mysliman te Shqiperise, Agron Hoxha, thane se moslejimi i aktiviteteve te tilla nuk eshte nje cenim i te drejtave te njeriut. Bosnja, Maqedonia dhe Shqiperia jane vendet ne Ballkan ku nuk jane lejuar deri tani zhvillimi i manifestimeve te tilla.

Padia

“LGBT Albania” ka paditur zevendesministrin e Mbrojtjes Ekrem Spahia per deklaratat e tij se “do ti kapte ne dru homoseksualet, nese bejne parade ne Tirane, ndersa Levizja shprehet ne mbeshtetje te deklaratave te Kryeministrit Berisha.

Penalitet

Ne mbledhjen e grupit Kryeministri foli edhe per reformen zgjedhore, ku n’der te tjera u shpreh se do te votoje paketen e Rames per pergjegjesite ndaj komisionereve, ne rast se ajo do te pranohet nga ekspertet e ODIHR-it, dhe pse ai vlerson se denimet jane shume te larta.

Listat

Propozimi i PS-se lidhur me listat e zgjedhesve nuk pranohet nga mazhoranca. “Lista nuk mund te behet shkak dhe nuk mund te jete e tille qe te ndikoje ne perjashtim ose kerkesat per listen te cojne ne perjashtimin e atyre qe s’kane apo atyre qe jane ne nevoje e me radhe”, – tha Berisha.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply