Nje shpulle ne Norvegji

Një nga humbjet më të rënda në pjesëmarrjen e saj në kompeticionet evropiane ka pësuar dje Tirana. Bardheblutë janë mundur 0:5 nga Alesundi, në Norvegji, në ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Ligës së Evropës.

Në fakt që pas rezultatit të barabartë 1:1 në ndeshjen e parë në “Qemal Stafa”, nuk është se shpresohej shumë që Tirana të kalonte norvegjezët, por kjo humbje e thellë ka lënë një shije të hidhur.

Edhe pse i duhej të shënonte një gol që të shpresonte për t’u kualifikuar ekipi bardheblu për asnjë moment nuk ushtroi presion ndaj mbrojtjes norvegjeze dhe aq më pak rrezikoi seriozisht portën e Alesundit. Tirana u shfaq shumë e pafuqishme ndaj një kundërshtari që në momentin që e mori seriozisht ndeshjen i poshtëroi me mjaft lehtësi bardheblutë.

Ndeshja

Fillimi i ndeshjes, por edhe gati shumica e pjesës së parë ka qenë në një ritëm të vakët, Alesundi, duke qenë se kualifikohej edhe me rezultatin 0:0 nuk kishte asnjë arsye se pse të hidhej me forca të shumta në sulm dhe është mjaftuar me zotërimin e topit, kontrollin e lojës dhe herë pas here përpiqej të gjente të çara në mbrojtjen bardheblu.

Nga ana e saj Tirana ka hyrë në fushë me frikë dhe nuk ka guxuar të hidhet para me shumë forca. Bardheblutë janë përpjekur që të shfrytëzojnë shpejtësinë e Çotës me topa të gjatë, por kjo lojë ishte shumë e lexueshme dhe e lehtë për t’u ndalur nga mbrojtja norvegjeze.

Alesundi ka luajtur në mënyrë të thjeshtë dhe në ato pak raste që kërkonte të godiste portën ishte shumë i rrezikshëm. Si në minutën e Z4-t, kur Post ka goditur diagonal në hyrje të zonës, nga krahu i djathtë dhe topi është ndalur nga shtylla. Në këtë mënyrë u duk se Tirana do ta mbyllte pjesën e parë të paktën pa pësuar gol, por bardheblutë e kanë pësuar pikërisht në limitet e saj.

Në minutën e fundit të kësaj pjese Matland ka goditur rrezikshëm, por llion Lika ka grushtuar në korne. Në vazhdim të ekzekutimit të kësaj goditje këndi ka ardhur dhe goli i parë për Alesundin, nga Barrantes. Me të filluar pjesa e dytë trajneri i Alesundit ka hedhur në fushë nigerianin Xhejms, i cili e shtoi shumë rrezikshmërinë e sulmit norvegjez. Tirana edhe pse duhej të kërkonte ajo golin ishte e hutuar në fushë e sidomos mbrojtja e saj.

Në minutën e 48-të norvegjezët shënojnë edhe golin e dytë. Pas një harkimi të rrezikshëm në zonë nga e djathta, pas një goditje dënimi nga Matland, portieri Lika nuk ka mundur të largojë, po kështu edhe mbrojtja topin që ka ngelur një metër larg porte, ku është shtyrë në rrjetë nga Tollas.

Ka ishte, Tirana tashmë ishte e eliminuar dhe u shthur totalisht. Norvegjezët bënin ç’të donin në fushë dhe ndeshja në vazhdim kishte më shumë karakter stërvitor e argëtues për ta. Portieri llion Uka kthehet në tabelë qitje dhe në 68-ën vjen edhe goli i tretë në mënyrë spektakolare nga Xhejms.

Nigeriani ka pasur tërë kohën e duhur që të ngrihet në roveshatë në hyrje të zonës e të shënojë një gol shumë të bukur. I njëjti lojtar ka shënuar edhe golin e katër në 77′ me një goditje të fuqishme brenda zonës. Në minutën e 83-të i ka ardhur radha edhe Stjuart që të shënojë, duke regjistruar shifrat në 5:0.

Epilog

Një shuplakë shumë e rëndë kjo për Tiranën dhe trajnerin spanjoll të saj. Është e vërtetë që skuadrat tona nuk kanë nivelin e atyre evropiane e sidomos të vendeve skandinave, por në ndeshjen e djeshme Tirana nuk hyri në lojë për asnjë moment.

Mund të humbasësh me rezultat të thellë, por të paktë kur ke dhënë gjithçka në fushë ka edhe një justifikim. Bardheblutë u betuan se do të jepnin maksimumin para ndeshjes, por në fushë u hutuan nga bukuria e saj dhe nga qetësia e norvegjezëve, që realizuan një ndeshje të mirë stërvitore.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply