Ngjarjet me te fundit nga vendi

Vrane nene e bir ne Patos autoret kapen pas 15 vitesh

Fier – Pas 15 vitesh Policia e Shtetit arrin te zbuloje nje vrasje te ndodhur ne qytetin e patosit, nga ku rezultoi se 4 persona kane vrare me arme nje grua dhe te birin. Nga burimet zyrtare te Policise mesohet se jane zbuluar autoret e vrasjes se ndodhur me date 3 prill 1997 ne qytetin e Patosit. Drejtoria e policise se Qarkut Fier, ne bashkepunim me Prokurorine e rrethit gjyqsor Fier, ne saje te punes se organizuar hetimore, arriten qe te grumbullojne prova qe deshmojne mbi fakte dhe rrethana qe lidhen me vepren penale te procedimit penal nr. 102 te vitit 1997, ku mbeten te vrare shtetasit Drita dhe Ermal Rrapollari, ngjarje e ndodhur ne qytetin e Patosit me date 3 prill 1997. Me realizimin e operacionit te koduar “Memorja”, u be i mundur dokumentimi i plote ligjor i vrasjes se ndodhur 15 vjet me pare, si dhe indentifikmi i autorve te dyshuar te kesaj ngjarje. Keshtu ne pranga rane Eduart Banaj, 36 vjec, Arben Cela, 45 vjec dhe Altin Hoxha, 36 vjec, te tre nga Patosi dhe u shpall ne kerkim 37 – vjecari Roland Likaj, banues ne Mbrastar te Fierit. Ndalimi i ketyre shtetasve u be per kryerjen e veprave penale te “Vrasjes me paramendim” e kryer ne bashkepunim dhe “Mbajtjes pa leje te armeve luftarake”, parashikuar nga nenet 78, 25, 278/2 i Kodit Penal, pasi dyshohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin me date 3 prill 1997, ne vendin e quajtur “Lagja 1 Maji”, ne Patos, kane vrare me arme zjarri ne banesen e saj shtetasen Drita Rrapollari dhe djalin Ermal Rrapollari. Materialet procedurale do ti kalojne Prokurorise se rrethit gjyqesor Fier per veprime te metejshme.

Vodhi sahatet e ujit, kapet hajduti. Policia: Eshte serial

Tirane – Policia e kryeqytetit arrestoi disa te kerkuar per vjedhje. Nga seksioni kunder Vjedhjeve me Dhune ne bashkepunim ne komisariatin nr.4 u be ndalimi i personit ne kerkim, shtetasit Artur Masaku, 37 vjec, banues ne Tirane, i denuar me pare per vjedhje me dhune”. Ndalimi i tij u krye sepse Gjykata e Apelit Tirane me vendim penal te dates 23/09/2011, e ka denuar me 1 vit e 6 muaj burg, per konsumimin e vepres penale te vjedhjes me dhune, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal. Komisariati nr.3 Tirane realizoi kapjen dhe me pas arrestimin ne flagrance te shtetasit Ludovik hoxha, 29 vjec banues ne Babrru. Arrestimi i tij u krye sepse ne rrugen “Don Bosko”, eshte kapur ne flagrance nga patrulla e pergjithshme, tek pallati 139/1, duke vjedhur sahatin e ujit ne pronesi te nje shtetasi. Nga kryerja e veprimeve procedurale e hetimore rezultoi se shtetasi i mesiperm eshte autor dhe i vjedhjeve te tjera, te sahateve te ujit te kryera. Nga komisariati i policise Kavaje u be arrestimi ne flagrance i shtetasit F.Zhugri, 16 vjec, banues ne Kavaje, i denuar me pare per vjedhje, sepse eshte kapur duke vjedhur ne banesen e nje shtetasje banuese ne Kavaje.

Kerkohej per mashtrim policia kap nje 39 – vjecar

Tirane – Nga seksioni kunder Krimit Ekonomik u be ndalimi i shtetasit Kujtim Ibraj, 39 vjec, banues ne Tirane. Ndaj tij, Prokuroria e rrethit gjyqesor Tirane ka derguar urdhrin e ndalimit per ekzekutimin e Vendimit Penal te formes se prere te dates 25/10/2011, te gjykates se rrethit gjyqesor Tirane, e cila e ka denuar me 3 vjet heqje lirie, per vepren penale te mashtrimit, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Plagosja me arme, kapet nje 23 – vjecar i kerkuar

Tirane- Nga komisariati nr.2 Tirane u be ndalimi i shtetasit ne kerkim Arianit Muzhaqi, 23 vjec, banues ne Tirane, i shpallur ne kerkim me date 26/01/2012, pasi Prokuroria e rrethit gjyqesor tirane, me date 15/02/2012, ne rrugen “Ndre Mjeda”, dyshohet se ka plagosur me arme zjarri shtetasin Gezim Gashi. Kapja e tij u be ne rrugen “Hoxha Tahsim” ne kryeqytet.

Kapet skafi i braktisur me 1.5 ton hashash

Itali- Nje ton e gjysme hashash u sekuestrua dje nga Guardia Di Financa, ndersa dyshohet se droga vinte nga Shqiperia. Sekuestrimi ndodhi ne Ostuni, lokalitet ne Pilone. Mediat Italiane, qe i referohen policise, bejne me dije se droga ishte ne nje gomone qe ishte vjedhur ne Greqi, por ishte nisur nga bregdeti Shqiptare. Ajo u gjet e braktisur ne brigjet italiane dhe dyshohet se dicka nuk ka shkuar mbare nga trafikantet per shkaqe qe ende nuk dihen. Ngarkesa e hashashit perbehej nga 45 pako dhe vlera e saj kalonte 2 milione euro.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply