Ministri Mediu: Me rëndësi politika e riciklimit

Deputeti Balla: Miratohet ligji kur ka kërkesë për referendum

Projektligji për importin e plehrave u shoqerua dje me debate mes dy forcave kryesore në Kuvend. Ishte deputeti socialist Taulant Balla që akuzoi qeverinë se ka miratuar projektligjin në një kohe kur, ndaj tij ka një kërkesë për referendum.

“Dje qeveria e këtij vendi ka filluar importin e plehrave në Shqipëri. Qeveria e këtij vendi ka dhënë dje dy licensa. Ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve është një ligj që ka hyrë në një proces kontrolli popullor përmes referendumit.

Ndërkohë ju përmes këtij ligji dhe me firmën e Sali Berishës dje keni miratuar dy kompani, të cilat do të sjellin në Shqipëri plehra të llojit, mbetje polietileni për qëllime riciklimi dhe mbetje metalike të aluminit”, – tha Balla.

Kundrejt këtyre pretendimeve ka reaguar ministri i Mjedisit Fatmir Mediu. “Një hallkë e rëndësishme në menaxhimin e integruar të mbetjeve është politika e riciklimit, si elementi bazë në këtë proces. Industria ricikluese sot në Shqipëri është e ndërtuar në bazë të kapacifeteve të mbetjeve të familjeve shqiptare, por ndarja e mbeturinave sot nuk ekziston në vend, dhe kjo e ka bërë të pamundur që kompanitë ricikluese të absorbojnë gjithë kapacitetin e mbetjeve që mblidhen në vend”, – u shpreh Mediu.

Sipas tij, këto kompani sot merren vetëm me riciklimin e mbetjeve plastike, i cili është një sektor që ka punësuar dhe ka të ardhura të konsiderueshme në ekonominë shqiptare.

 

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply