Mbizoterojne prodhimet artizanale

Elbasan – Dhoma e Tregtise dhe Industrise ne bashkepunim me Bashkine Elbasan kane cleur panairin e pervitshem Dita E Veres 2012. Ne kete panair marrin pjese mbi 50 firma e kompani te ndryshme, si dhe institucione, organizata e fondacione qe veprojne ne Elbasan.

Ne hapjen e ketij panairi, kryetari i Dhomes se Tregtise, Veli Kazazi, ka falenderuar firmat pjesemarrese duke u uruar suksese ne prodhimet e tyre dhe sa me shume promovim ne kete dite te rendesishme te vitit per Elbasanin. Ai ka theksuar se veshtirsite ekonomike jane ndjere, por biznesi vazhdon te luftoje dhe jane keto panaire qe i japin me shume gjalleri.

Ne panair marrin pjese kompani e firma nga te gjitha fushat. Kete vit eshte nje interes i shtuar sidomos nga emigrantet e kthyer qe kane hapur edhe aktivitetin e tyre ne Elbasan e me gjere. Ne kete panair marrin pjese edhe shume firma nga qytetet e tjera dhe nga Kosova, Turqia e Italia.

Prodhimet artizanale, por edhe teknologjia me e fundit jane pjese e ketij panairi qe ishte ne Elbasan deri ne fund te Dites se Veres. Ne sheshin “Gensher” gjithashtu eshte ndertuar nje panair i prodhimeve artizanale.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply