Mbërrin në Atdhe trupi i Feti Voglit

Homazhe për nder të Dëshmorit të Atdheut Feti Vogli

Shteti shqiptar do të nderojë sot Dëshmorin e atdheut, Kapitenin Feti Vogli, i cili mbeti i vrarë 4 ditë më parë në Kandahar të Afganistanit. Trupi i Voglit ka mbërritur rreth orës 03:05 të mëngjesit të sotëm në aeroportin “Nënë Tereza” me anë të një avioni të NATO-s.
Në orën 04 e 30 minuta kortezhi është nisur në drejtim të fshatit Baldushk, aty ku familja e Kapitetit ka më shumë se 4 ditë që ka hapur dyert për të pritur ngushëllimet.

Ceremonia mortore familjare është zhvilluar nga ora 06:45-10:00 ndërsa më pas trupi i të ndjerit është transportuar drejt Pallatit të Kongreseve ku do të zhvillohen edhe homazhet për nder të tij.
Në homazhe do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit si presidenti Topi, kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli, ministri i mbrojtjes Arben Imami, Shefi i Shtabit dhe përfaqësuesit e trupit diplomatik.

Ndërsa në orën 13:00 arkivoli me trupin e pajetë të kapitenit Feti Vogli do të dërgohet në Varrezat e Dëshmorëve ku do të zhvillohet edhe ceremonia e Apelit të Fundit që do të mbahet nga Komandanti i Batalionit të Operacioneve Speciale, Kolonel Dritan Demiri.

Kapiteni Feti Vogli u vra gjatë një sulmi në Kandahar të Afganistanit ku si pasojë e këtij sulmi u plagos edhe nëntetari Aleksandër Peçi.

Kush ishte Kapiten Feti Vogli?
Kapiten Feti Vogli, i lindur më 23, maj 1981, në fshatin Baldushk të rrethit të Tiranës, është i martuar dhe ka një vajzë 2 vjecare.
Pas mbarimit të Akademisë Ushtarake, në specialitetin Artileri Toksore u bë pjesë e Forcave të Armatosura, me detyrë komandant Toge në Brigadën e Stërvitjes të Bazës Bunavi.

Pas kryerjes me sukses të kursit Bazë të Forcave Speciale më datë 16.07.2005 është bërë pjesë e Batalionit të Forcave Speciale me detyrë Komandant Grupi.

Nga data 1.06.2010 kryente detyrën e komandantit të Grupit të Parë Special në kompaninë e Aksioneve Speciale Ujore.

Kapiten Feti Vogli ishte një ushtarak kariere i shkëlqyer dhe si rezultat i arritjeve në detyrë është dekoruar disa herë me medalje ndryshme si, Medalja e Karierës. Medalja për Shërbime Ndërkombëtare.

Medalje për shërbime të Shquara nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2010.

Nga data 16.012012 është dërguar me mison luftarak “EAGLE 4” në përbërje të Batalionit të Forcave Speciale në Kandahar të Afganistanit.

Nje Dite me pare: Imami ve veten te parin, Persodentin Topi te fundit

 

Presidenti i Republikes Bamir Topi, njekohesisht Komandant  i Forcave te Armatosura, eshte lene i fundit per nga radha nga protokolli i Ministrise se Mbrojtjes per te zhvilluar homazhet e sotme, pjese e ceremonise mortore te kapiten Feti Voglit. Sipas percaktimeve te shefit te Protokollit te Ministrise se Mbrojtjes, Artur Sheko, Topi ndonese funksionari me i larte i shtetit shqiptar, si dhe me i larti ne ushtrine shqiptare, do te zhvilloje homazhet pas Kryeministrit Sali Berisha, kryetares se Kuvendit, Jozefia Topalli, ministrit te Mbrojtjes, Arben Imami dhe Shefit te Shtabit te Pergjithshem, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi.

Merite dhe ferkimet mes kreut te shtetit dhe kryeministrit Sali Berisha se bashku me shpuren e tij qeveritare dhe deputetet e tij, jane reflektuar edhe ne kete ceremoni mortore. Presidenti i Republikes renditet i pari nga Protokolli i shtetit, sa i takon perparsive ne Republiken e Shqiperise, por mbi te del protokolli i ministrit Imami, i cili e rendit te fundit.

Sipas programit te detajuar me orare te derguar nga vete Ministria e Mbrojtjes, homazhet do te celen nga Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit, i dyti qe do te zhvilloje homazhe eshte caktuar kryeministri, pas tij kryetarja e Kuvendit dhe ne fund kreu i Fa-se, Presidenti i Republikes.

Trupi i te ndjerit pritet te mberrije me avion ne oren 03:15. Arkivoli me trupin e te ndjerit do te vendoset ne hollin Pallatin e Kongreseve, aty ku dhe do te nisin homazhet ne oren 11:00. Dy ore me pas do te nise ceremonia zyrtare, e cila do te zgjase 10 minuta. Pas renies se trompetave qe do te njoftojne mbylljen e saj, pjessemarresit do te levizin drejt varrezave te Deshmoreve te Atdheut.

Ministri Imami e dekoron me medalje

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ka dekoruar dje me medaljen “Per pjesemarrje ne Sherbime Nderkombtare”, (pas vdekjes), kapiten Feti Bedri Vogli, me motivacion: “Dalluar per trimeri, heroizem dhe pergjegjesi maksimale deri ne dhenien e jetes ne kryerjen e detyrave luftarake ne kuader te misionit ushtarak Isaf te NATO-s ne Afganistan, ne permbushje te detyrimeve te Republikes se Shqiperise”.

Gjithashtu, shefi i Shtabit te Pergjithshem i FA, gjeneral major Xhemal Gjunkshi ka dekoruar me medaljen “Per pjesemarrje ne Sherbime Nderkombetare”, (pas vdekjes), kapiten Feti Bderi Vogli, me motivacion: Per sherbime te vecanta, trimeri, vendosmeri dhe vetemohim ne realizimin e detyrave me ndjenje te larte pergjegjesie ne kuader te misionit ushtarak ISAF te NATO-s ne Afganistan te Armatosura te Republikes se Shqiperise”.

Aleksander Peci Kurohet ne Gjermani

Nentetar Aleksander Jak Peci, i shoqeruar nga nje ekip mjekesh te specializuar, eshte transportuar dje nga Spitali Amerikan i Bazes Ajrore te Bagramit, ne veri te Kabulit drejt Gjermanise. Ne oren 8:45 minuta ka mberritur ne Spitalin ushtarak Amerikan ne Landstuhl, ne Gjermani.

Nentetar Peci eshte pritur nga perfaqsuesi yne ushtarak ne Shtabin e Nato ne Bruksel, kunderadmiral Kristaq Gerveni dhe Perfaqsuesi ushtarak ne komanden e ACO, kolonel Pirro Ahmetaj.

Aktualisht nentetar Aleksander Peci eshte nen kujdesin e drejtperdrejte te mjekeve te Spitalit Ushtarak Amerikan ne Landstuhl, ne Gjermani

 

Lulzim Basha Ngushellime Familjes

Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha ka shprehur dje ngushellime ne familjen e “Deshmorit te Atdheut” kapiteni Feti Vogli, i cili humbi jeten 3 dite me pare ne krye te detyres ne Kandahar te Afganistanit.

Ne emer te tij personal e te qytetareve te Tiranes, Basha ka ngushulluar familjaret per ndarjen nga jeta te njeriut te tyre te dashur.

“Me vepren e tij “Deshmor i Atdheut” kapiten Feti Vogli na kujton se kufijte e atdheut tone, jo ne kuptim fizik, por te vlerave qe perfaqson atdheun per cdo qytetar, vlerat e lirise, demokracise dhe sigurise, jane sot shume me te medha dhe shume te shtrira”, ka thene Basha.

Parlamenti Nje Minute Heshtje

Kuvendi e nisi seancen e sotme plenare me nje minute heshtje, per nder te Deshmorit te Atdheut, Feti Vogli, i cili humbi jeten gjate nje sulmi ne Afganistan.

Martiri i pare i Shqiperise ne misionet paqeruajtes, qe prej fillimit te janarit te ketij viti ishte pjese e kontigjentit “EAGLR 4″, ne kandahr te Afganistanit.

Per te dhe ushtarakun tjeter, nentetar Aleksander Peci, komsioni i Sigurise Kombetare kishte pergatitur nje rezolute. Ndersa ne seline e NATO-s ne Bruksel, flamuri i Shqiperise eshte ulur ne gjysmeshtize, per te nderuar Kapitenin Vogli.

 

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply