Makina plagos fëmijën 10-vjeçar, ndalohet shoferi i mjetit

Ditën e djeshme një fëmijë 10-vjeçar është aksidentuar në Tiranë nga një automjet me targa të huaja, Ngjarja u shënua rreth orës 18:15 në zonën e njohur si “Varri i Bamit”, kur një “Audi” me targa të huaja ka përplasur fëmijën.

Dhjetëvjeçari është dërguar nga autori i aksidentit në Spitalin Ushtarak, ku po mjekohet për dëmtimet që ka marrë në kokë. Ndërkohë policia, e cila po punon për rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, shoqëroi në komisatit autorin e aksidentit, i cili po jep shpjegime për rrëthanat e këtij aksidenti.

Pushuesi 64-vjeçar nga Pogradeci mbytet te Shkëmbi i Kavajës

Durrës - Mesditën e djeshme një pushues nga Pogradeci është mbytur në qytetin bregdetar të Durrësit. Policia bëri të ditur se 64-vjeçari Ridvan Gora nga Pogradeci ndodhej me familjen për pushime te zona e Shkëmbit të Kavajës. Ai është mbytur sapo ka rënë në kontakt me ujin. Dyshohet se 64-vjecarit mund t’i ketë rënë infarkt, por do të jenë analizat mjeko-ligjore që do të përcaktojnë shkakun e vërtetë të vdekjes së tij.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply