Letrat-kod per bosin e Kamores “U rriten femijet” – Shefat e rinj”

Saviano: Implikimi i nje Ministri dhe alenacat me Shqiptaret

Ndonese kaluan 6 muaj nga arrestimi i padrions se Kamorres ne bukerin e tij, Michele Zagaria ende drejton organizaten mafioze me ane te letrave te koduara qe ua dergon vartesve te tij. Mes te tjrave keto urdhra u drejtohen edhe boseve shqiptare te mafies, te cilet bashkepunojne me Kamorren ne dergesat e droges.

Gjithashtu ai informohet per zhvillimet ne organizaten mafioze nga letrat qe ia cojne ne burg miqte e tij. Lajmi eshte publikuar nga Britanikja “Daily Mail” qe i ishte referuar nje analize te Roberto Savianos ne te perditshmen Italiane “La Republica”.

Kur bosi fame keq i mafies  Michele Zagaria u kap ne nje nga bunkeret sekrete nga policia dhjetorin e kaluar, pas 16 vjetesh ne arrati, policia ishte e entuziasmuar dhe bene shenjen V. Klani i Kazalezeve eshte i njohur per dhunen e tij dhe eshte perfshire rende ne furnizimin me droge te mafies ne Palermo. Ky klan njihet specifikisht  per aleancat me mafiozet shqiptare dhe sindikatat nigeriane te krimit.

Letrat e Koduara

Tani duket se ndihet ende kercenimi qe vjen nga gangsteri, i cili po vuan nje denim me burgim te perjtshem per vrasje, pasi jane te gjitha gjasat qe ai eshte duke komunikuar me anetaret e bandes se tij nepermjet letrave te koduara. Autori i librit Gomorra dhe eksperti i mafias Roberto Saviano, njeriu qe mbrohet nga policia, ka analizuar nje leter te shkruar me dore qe i ishte adresuar Zagarias, ish-kreut te klanit Casalesi te Kamorres, leter e cila u kap nga hetuesit.

Ne nje analize ne te perditshmen italiane “La Republica”, Saviano shprehet se ne leter jane perdorur disa fjale te fshehta dhe me nenkuptime. Keshtu ne nje ndertim real te mesazheve te koduara, miku i bente te ditur bosit sesi po shkonin punet, i jepte informata rreth ristrukturimit te klanit, aktivitetet e mafies me grupe te tjera kriminale dhe rreth kontakteve me politikanet e korruptuar.

Miku ne leter permend denimin e Zaharias. Fjalet orgjinale ne leter jane “miqte po shkojne me pushime. Ata moren me vete shtepite levizese dhe te bejne te fala”. Sipas Savianos , kjo ndoshta perkthehet se “anetaret e klanit jane ne gjykate, por do ta mbajne gojen mbyllur”. Nderkaq, me fjalet “Ne te gjithe jemi mire dhe femijet po rriten”, Saviano kupton emerimet dhe gradiet qe pasuan mbasi u burgosen anetaret e larte te klanit, duke perfshire edhe Zagarian qe eshte mbiqujtur Capstorta ose “kokeshtermbri” si reference  per reputacionin e tij te dhunshem apo per karakteristikat asimetrike te fizikut.

Letra vijonte me fjalet: Ne treg ne kemi mbushur makinen me fruta “ku mund ti referohet armeve apo granatave te dores, te njohura zakonisht si “pineaples”, ose marredhenieve fitimprurese ne tregjet e medha te frutave dhe perimeve, te cilat jane te drejtuara shpesh nga klane mafioze.

Implikimi i Ministrit

Saviano madje pohon se nje linje  me frazen “xhaxhai Nikola ne galerine e tij” se ai mund te ishte Nicola Cosentino, nje ish-ministri Ekonomie ne kohen kur Italia qeverisej nga Silvio Berluskoni, te cilen disa deputete donin ta arrestonin per lidhjet e tij te dyshuara me Kamorren.

Saviano pranon se pavarsisht se eshte nje autoritet ne mafien napolitane, ai ka jetuar me roje te armatosur qe nga publikimi i librit te tij best-seller “Gomorra”. Roberto Saviano pranon se interpretimet e tij per keto letra  mbeten spekulime, pasi edhe perfituesit mund te mos e kuptojne permbajtjen e letrave te tilla deri ne ngjarjet e mevonshme si arresti apo vrasje. Megjithate, nuk ka asnje dyshim se anetaret e Kamorres perdorin nje sistem kompleks per te siguarar qe fjalet e tyre te mos perdoren kunder tyre ne gjyq.

Grupimi mafioz ka kryer 646 vrasje ne 20 vjet

Klani i Kazalezeve eshte nje kartel i Kamorres dhe emrin e merr nga vendi i orgjines Kazal di Principe. Aty marrin pjese klane te ndryshme. Aktiviteti kriminal shtrihet kryesisht ne rajonin e Lazios dhe Lombardi, por influenca e tyre jashte shtetit perqendrohet ne Spanje dhe Skoci. Llogaritet qe aktiviteti kriminal te kete sjelle nje perfitim prej te pakten 30 miliarde euro. Nga viti 1985 e deri ne vitin 2004 numerohen 646 vrasje. Mafia kazaleze nuk eshte nje mafie cfare do, pasi krahasoet me Ndargeten dhe mafien siciliane.

Renato Shmaku, shqiptari hundethyes i Kamorres

Strehimi 5-muajsh ne Tirane i Renato Shmakut, shqiptarit 35 vjecar, i njohur si krahu i djathte te bosit te Kamorres. Francesko Skiavone, perfundoi me 20 korrik te vitit 2010. Gjate operacionit “Pressing” Antimafia e arrestoi ne aeroportin “Markoni” ne Bolonja, i nisur nga Tirana, sepse zbriste ne token pertej Adriatikut, i thirrur per “te mbaruar ca pune”.

Mediet Italiane e cilesojne si nj nder arrestimet me te bujshme koherat e fundit, pasi edhe policia ishte vene ne gjurmim te “te cmendurit”, sic njihej Shmaku, qe nga marsi i ketij viti, por keto muaj ai i kaloi i qete ne qytetin e tij, Tiranen.

I riu shqiptar ishte mburoja e hekurt e kazalezeve (klan i fuqishem brenda Kamorres, i karahasueshem me Ndargeten) dhe prej marsit te ketij viti kishte mbetur “Zot i pamposhtur”. Pikerisht ne kete muaj kishte rene ne pranga Alfonso Perrone (togeri i Skiavones ose sic njihet ndryshe Sandokani, lideri i perjetshem i ketij klani famekeq mafioz qe tashme ndodhet prapa hekurave dhe eshte denuar me burgim te perjetshem).

Me arrestimin e Skiavones dhe Perrones, gjithe barra e organizates mafioze i kishte rene pikerisht bashkeatdhetarit tone Renato Shmaku, 35 vjec, nga Tirana, ose sic thirrej ndryshe “O pazzo (i cmenduri)”.

Ne fakt policia Italiane njoftoi mediat e ketij shteti qe Shmaku ishte kocka e forte e klanit qe merrej vetem me hundethyrje, sa here qe persona te ndryshem nuk paguanin kapot e mafies. “Nese bie ne doren e tij, duhet te merrje patjeter 40 dite raport mjeksor”, – thane ekspertet e antimafias per mediat Italiane, duke vecuar nje episod ne tetor te vitit 2008 kur ai arriti te heqe Albareton, nje te huaj nje punetor i nje klubi nate qe kishte bere gabim ne marredhenie me Perronen.

Fundi merret me mend pasi egersia e vecante, qendronte ne faktin se ai perdorte shkopinj dhe shufra hekuri.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply