Largohet nga QSUT e vetmja aparaturë me rreze të dëmshme

Sipas ekspertëve, kobalti nuk mund të përdoret më tepër se 5 vjet. Kobaltoterapia shkatërron me rreze X gjithë qelizat e reja, ndërsa aparatura e re e ekseieratorit shkatërron vetëm qelizatkancerogjene. Ekseleratori i parë ka ardhur dhe është instaluar pranë neurologjisë. Tashmë pritet të vijë një ekselerator tjetër, që do të përdoret për të sëmurët me tumor. Si ndërrimi i kokës së kobaltit, ashtu dhe sjellja e dy ekseleratorëve apo megakamera, e cila ka dy vjet që funksionon janë investime të kësaj agjencie për Shqipërinë.

Pas monitorimeve të bëra në shërbimet e QSUT-së për rrezatimet e dëmshme, është konstatuar se gjendet vetëm një aparaturë e vjeter kobalti e cila mbart rrezikshmeri te madhe pasi leshon rrezatime te demshme mbi normat e lejuara.

Eksperti i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Pedro Lopez ka bërë të ditur se kjo aparaturë do të zëvendësohet me një tjetër të kohëve të fundit, duke minimizuar kështu ekspozimin e pacientëve që vuajnë nga tumoret por edhe të stafeve mjekësore që kujdesen për ta ndaj rrezeve të lëshuara nga kobalti.

Kjo aparaturë, e ardhur që në vitet ’70 në vendin tonë, lëshonte rreze X mbi standardet, duke rrezikuar shëndetin e pacientëve. Eksperti Lopez bëri të ditur se kjo aparaturë do të dërgohet pranë agjencisë së huaj dhe do të ndërrohet me një të re. Ndërsa aparaturat e tjera, që gjenerojnë rrezatim, sipas tij janë blerë tre-katër vjetët e fundit dhe janë brenda parametrave, Eksperti i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike prej dy ditësh po u jep leksion mjekëve shqiptarë mbi përdorimin e aparaturave me rreze të dëmshme.

“Të gjithë u nënshtrohen aparaturave për diagnostikim, të cilat janë të shumëllojta dhe në vendin tuaj. Në pjesën më të madhe të tyre përdoret rrezatimi jodizues, Duke e përdorur sa më mirë rrezatimin, mbajmë nën kontroll sëmundje të ndryshme.

Matjet tona në QSUT janë në normat e lejuara dhe kështu nuk dëmtohet shëndeti i pacientëve dhe stafit mjekësor. Vetëm një pajisje kobalti është vjetruar dhe agjencia atomike ka marrë përsipër ta rikonstruktojë”, – tha Pedro Lopez.

Fakt ky që është aprovuar edhe nga kreu i qendrës spitalore “Nënë Tereza” Sajmir Ivziku, që ka dhënë edhe lajmin e mirë për futjen e një tjetër aparature, siç është akselerator linear, i ciii do të ndihmojë për trajtim të sëmurët me tumore.

Përveç pajisjeve që QSUT-ja ka në dispozicion, tani po i kushtohet vëmendje mbrojtjes së stafit dhe pacientëve nga rrezatimi jonizues, të cilët janë faktorë për shfaqjen e një sërë sëmundjeve.

Organizata Botërore e shëndetësisë në studimet më të fundit e rendit rrezatimin si shkaktarin kryesor të zhviilimit të tumoreve. Sipas ekspertëve, teknologjia dhe përdorimi gjithnjë e më i shpeshtë i pajisjeve që lëshojnë rrezatim, si kompjuteri apo celulari po kalon çdo parashikim dhe po bëhen shkaktarët e parë të sëmundjeve kancerogiene.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply