Lajmet e Fundit nga Sporti

Vini Re: Per te ndjekur lajmet e fundit nga sproti shqiptare <<= vazhdoni ketu

Enigme e ardhmja e Del Pieros

Alesandro Del piero eshte ne fund te kontrates me Juventusin, por cfare do te beje ai kur te perfundoje sezoni? Kjo eshte pyetja qe te gjithe tifozet e Juvesntusit i bejne vetes dhe lojtarit ne fjale, i cili brenda nje jave ka gjetur dy here rrugen e golit, duke udhehequr skuadren e tij ne suksese te rendesishme, ndaj Milanit e Interit.

Pas golit ne Kupen e Italise, Del Piero ka lene gjurme edhe ne derbin e Italise, duke shenuar ne porten e Interit. Festimi i golit ndaj zikalterve ishte nje nga momentet e rralla, ku Del Piero shprehu te gjitha emocionet e tij ne nje sezon, te cilin e ka ndjekur kryesisht nga pankina pa protestuar asnjehere.

Tranjeri Antonio Konte nuk i ka dhene shume hapesira kapitenit, por si asnjehere nuk eshte revoltuar, duke treguar se eshte nje profesionist. Ne ato pak minuta qe kapiteni ka luajtur, ka treguar se ka ende per te dhene ne fushe.

“Festimi i golit ndaj Interit? Perfaqsonte rendesine qe kishte kjo ndeshje, – ka shpjeguar Del Piero nje dite pas takimit me Interin. E ardhmja? Nuk dua te humb asnje moment nga kjo aventure, po bejme maksimumin nga kjo aventure, po bejme maksimumin per t’i qendruar afer Milanit.

Do te kem kohe te mjaftueshme per te menduar rreth te ardhmes time. Ate qe duhej te beja nje vit me pare, e kam realizuar tani thjesht dua ti gezohem momentit te mire qe po kaloj dhe dy golave kunder skuadrave te Milanos.

Asnjehere nuk kam thene se nuk ndodhem kire ne Torino dhe tani objektivi im i ardhshem eshte Napoli. Pasi te fitoj edhe Kupen e Italise dhe me pas do te mendoj te ardhmen, “Del Piero eshte ne fund te kontrates me zonjen e vjeter”, por ai nuk preferon te tregoj se nese po mendon te vazhdoje te luaje ne Europe, SHBA apo Azi, me shpresen se do te rinovoj edhe per nje sezon me bardheezinjte.

Nje dite pas derbit te Italise, ka gjetur mundesine qe te flase tranjeri Antonio Konte per sa i perket Del Pieros, per te cili ka theksuar. “Per mua, Del Piero dhe Bufon jane nje vlere e skuadres.

Ne keto momente Del Piero eshte shume ne forme dhe per kete arsye e aktivizoj. Kur ka topin ne kembe, eshte e veshtire qe te mos e dergoj ne rrjete. Flas me te shpesh dhe kemi nje raport te hapur, te dy mendojme per te tashmen qe eshte gjeja me e rendesishme per Juventusin.

“Del Piero ka edhe mbeshtetjen e tifozave, te cilet nuk deshirojne te humbasin kapitenin. Ne nje faqe te hapur ne internet, tifozet e “Zonjes se Vjeter” kane shkruar: Del Piero eshte legjenda e Juventusit.

Nese ai do te kishte luajtur me shume, ndoshta ne do te kishim grumbulluar me shume pike. Kapiteni nuk ka zevendesues dhe ne jemi gjithmone me te.

“Ndoshte tifozet mund te bindin presidentin e Juventusit, Andrea Anjeli t’i ofroje Del Pieros edhe nje kontrate 1 – vjecare, ndonese ka qene vete ai, i cili ne fillim te sezonit ka bere te ditur se ky eshte sezoni i fundit per Del Pieron me “Zonjen e Vjeter”.

Leave a Reply