Lajmet e Fundit nga Kosova

Vini Re: Per tu informuar me Lajmet e Fundit nga Kosova http://www.lajmetefundit.org/ <== Vazhdo Ketu

Shqiperia perfaqson Kosoven ne shtetet pa ambasade e OKB

Shqiperia do te perfaqsoje Kosoven ne shtetet ku ajo nuk ka perfaqesi diplomatike, si dhe ne OKB. Eshte kjo marrveshja e miratuar dje nga Komisioni paralamentar per Politiken e Jashtme ne kuader te projektligjit.

“Per ratifikimin e marrveshjes se bashkepunimit ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe qeverise se Republikes se Kosoves ne fushen e perfaqsimit konsullor”. Marrveshja synon te intensifikoje bashkepunimin ndermjet dy vendeve ne mbrojtje te interesave te shtetasve te tyre.

Bashkepunimi do te shtrihet ne ato vende ku njera prej paleve nuk ka perfaqesi konsullore. Ky parim i perfaqsimit te ndersjelle mbeshtetet ne praktiken e se drejtes nderkombtare te pasqyruar ne nenin 8 te Konventes se Vjenes per marredheniet konsullore.

Keshtu shtetasit Kosovare me banim ne Greqi, Spanje, Rumani dhe Egjipt do t’u drejtohen tashme ambasadave Shqiptare per t’u pajisur me pasaportat Kosovare apo per te marre sherbime te tjera.

Efektet financiare per Shqiperine ne kete rast do te kene kosto zero, pasi te gjitha pajisjet dhe materialet do te financohen nga Ministria e Jashtme e Kosoves, nderkohe qe ambasadat shqiptare do te kryejne vetem sherbimet.

“Tregu eshte i vogel per secilin vend, po nese ne shkojme duke ndihmuar njeri – tjetrin me vendet e tjera te vogla rreth e qark rajonit, pas asnje dyshim do te jete me perfitim per te gjithe. Sepse, nese mbrohet nje biznes si ne Shqiperi, si ne Mal te Zi, si ne Kosove, si ne Maqedoni, Brazil apo Argjentine, vende te largeta, ku shtetet tona nuk mund te kene secili sherbimet e tyre, pa asnje dyshim perfitimi eshte i te gjithve”, – tha Fatos Beja, kryetar i Komisionit te Jashtem.

Kosova ne te gjithe Europen ka gjithsej 21 perfaqesi diplomatike. Sot ne Prishtine ndodhet nje delegacion nga Ministria e Jashtme e Shqiperise, qe diskuton me palen Kosovare mbi shtetet e para ku do te aplikohet kjo marrveshje.

Kerkesa per perfaqsimin konsullor qe i paraqitet nje pale nga pala tjeter mban parasysh mundesite fizike dhe administrative te seciles perfaqesi konsullore ku kerkohet ky perfaqsim. Hyrja ne fuqi e kesaj marrveshje do t’i sherbeje mbrojtjes se te drejtave te shtetasve dhe forcimit te metejshem te marredhenieve dypaleshe ndermjet dy vendeve tona.

Ne perfundim anetaret e Komisionit rane dakord per miratimin e marreveshjes edhe ne seance plenare.

MARRVESHJA

Marrveshja mes qeverise Shqiptare dhe asaj Kosovare ne fushen e perfaqsimit konsullor synon te intensifikoje bashkepunimin ndermjet dy vendeve ne mbrojtje te interesave te shetatsve te tyre.

Bashkepunimi do te shtrihet ne ato vende ku njera prej paleve nuk ka perfaqesi konsullore dhe perfaqesia e pales tjeter do te marre persiper perfaqesimin konsullor.

“Pasi palet te bien dakrod ne rruge diplomatike per perfaqsimin e ndersjelle, ato do te lidhin nje protokoll per cdo rast perfaqsimi, ku do te percaktohen hollesisht procedurat dhe rregullat e perfaqsimit ne perputhje me parimet e se drejtes nderkombtar dhe praktikat me te mira konsullore”, – thuhet ne relacionin bashkengjitur me marveshjen Kosove-Shqiperi.

Hyrja ne fuqi e kesaj marrveshje do t’i sherbeje mbrojtjes te se drejtave te shtetasve dhe forcimit te metejshem te marredhenieve te ndersjella ndermjet vendeve tona.

Leave a Reply