Lajme Shkurt nga vendi dhe bota per shtetasit Shqiptare!

Keqtrajtohet nga grupi i te rinjve, dhune e eger ndaj 26-vjecarit shqiptar

Itali – Eshte shnderruar ne nje nate ferri ajo e dy diteve me pare per nje te ri shqiptar, te cilit dita e fundjaves i eshte kthyer ne nje dite e dhimbshme duke perfunduar ne spital. Nje 26-vjecar shqiptar eshte keqtrajtuar fizikisht nga disa te rinj, emigrante te parregullt ne itali.

Lajmi behet i ditur nga mediat italiane, te cilat theksojne se sulmi barbar ka ndodhur ne rrugen “Lombardia” ne zonen e Bucinasco-s ne Milano te italise. Sipas policise, rreth 10 te rinj kane sulmuar te riun shqiptar duke e masakruar ate, per motive ende te paqarta.

Identiteti i shqiptarit nuk eshte bere i ditur nga policia e shtetit fqinj, por ne te njejten kohe dhe as ai i agresoreve te tij. Mesohet se te rinjte kane qene duke pire ne lokal, ku mes tyre nisi sherri, qe me pas degjeneroi ne dhune  te eger ndaj shqiptarit.

 

GreqiZbulohet nje baze  falsifikuesish shqiptare ne Athine, tre shqiptare ne pranga!

Policia greke ka zbuluar nje baze falsifikatoresh  ne kryeqytetin helen, ku jane gjetur dhe sekuestruar dokumente greke dhe shqiptare. Sipas informacioneve me te fundit te policise te shtetit fqinj, baza e falsifikimit ishte ngritur ne banesen e tre shqiptareve, te cilet jetonin ne Athine.

Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tyre policia arriti te gjeje certifikata te paplotesuara te Bashkise se Gjirokastres, patenta nderkombtare shqiptare, deftesa pjekurie, dokumente te ISSH-se ne Tirane, si dhe pulla postare.

Gjithashtu, po sipas mediave greke, policia ka arritur te sekuestroje edhe 177 vula te ndryshme te zyrave greke dhe shqiptare, si dhe disa pasaporta greke, shqiptare dhe letoneze.

Durres – Dy te rinj mbyten aksidentalisht ne lumin Ishem!

Dy te rinj jane mbytur aksidentalisht ne lumin Ishem ne fshatin Likmetaj te Durresit. Sipas policise, behet fjale per shtetasit Ervis Sali dhe Bledar Sinometi, te dy 20 – vjecare, ndersa ngjarja e rende ka ndodhur ne oret e pasdites se djeshme.

Sipas policise, qe ka mberritur menjehere ne vendngjarje, mesohet se dy te rinjte po mblidhnin bidona kallcuku, nderkohe qe rrjedhja e lumit i ka marre perpara. Behet e ditur se ka nisur tashme operacioni per nxjerrjen e trupave te tyre nga lumi, madje eshte kerkuar edhe nderhyrja e palombarve.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply