Korrupsioni i zyrtarëve, KLSH çon Prokurori 11 kallëzime më shum

Lufta kundër korrupsionit mblodhi bashkë dje Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, dhe kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj. Në takimin e zhvilluar dje sot në mjediset e Prokurorisë së Përgjithshme, Kryeprokurorja Ina Rama theksoi se “ky takim demonstron një vullnet të përbashkët të institucioneve për të realizuar detyrat që kanë në zbatim të ligjit, e veçanërisht në luftën kundër krimeve në detyrë të zyrtarëve, krimit ekonomik dhe korrupsionit.

Më tej Ina Rama shtoi se “Gjithmonë e kemi vënë theksin tek bashkëpunimi midis institucionevë në mënyrë që lufta kundër korrupsionit të jetë efektive dhe të kemi një produkt të mirë”, Ndërkaq, Kryeprokurorja e konsideroi KLSH-në si një burim shumë i rëndësishëm dhe serioz në dhënien e informacioneve që çojnë në ndjekjen penale të zyrtareve të dyshuar për abuzime.

Sipas saj, ka nje rritje të numrit të kallëzimeve të KLSH në Prokurori. “Jane paraqitur 17 kallëzime penale në 6 mujorin e parë të ketij viti nga 6 kallëzime të bëra ne te gjithë vitin e kaluar. Te gjitha këto kallëzime janë në hetim tha Kryeprokurorja Rama duke shprehur angazhimin e plote të prokurorëve për trajtimin tyre.

Ndërkaq, Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj shprehu vullnetin e institucionit të tij për të bashkëpunuar ngushtesisht me Prokurorinë në luftën kundër korrupsionit dhe abuzimit të zyrtarëve. Leskaj theksoi se “duhet të luftojmë kulturën e mosndeshkueshmerise së zyrtarëve”.

Më tej ai vuri theksin te ashpërsimi i masave në këtë lufte si aplikimi i masës së pezullimit nga detyra i zyrtareve te paditur per korrupsion apo aplikimin e mases se arrestit ne shtepi ndaj tyre.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply