Kodi Zgjedhor, firma e parë e Nishanit

Kreu i ri i shtetit, Bujar Nishani, do ta startojë punën e tij në këtë post me dekretimin e një ligji të rëndësishëm, një nga kushtet për statusin e vendit kandidat në BE, e konkretisht Kodin i ri Zgjedhor. Kështu, Kodi Zgjedhor do të jetë i pari ligj që do të dekretojë Bujar Nishani në cilësinë e Presidentit.

Nderkohë ekspertët e dy partive kryesore, që hartuan ligjin e zgjedhjeve, i kanë bërë këtë të premte redaktimin e fundit draftit përfundimtar mbi këtë çështje të miratuar pak ditë më parë në Kuvend.

Pas firmosje fletë më fletë nga Oerd Bylykbashi dhe Bledi Çuçi të njërit prej ligjeve më të debatuara në Shqipëri, Kuvendi pritet t’ia dorëzojë atë të hënën kreut të shtetit. Në fillim të javës që vjen firma e parë e Presidentit të ri do të jetë pikërisht mbi Kodin Zgjedhor, i cili u miratua në 19 korrik, pak ditë para se ai të merrte zyrtarisht detyrën.

Pas dekretimit të Kodit detyra e radhës e Nishanit në lidhje me zgjedhjet do të jetë pikërisht caktimi i datës së tyre, vendim marrje e cila pritet të bëhet në shtator. Kodi zgjedhor u miratua pak javë më parë me 127 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenim pas 6 muajsh punë në komisionin e posaçëm të reformës.

Aleati i Kryeministrit Berisha, kryetari i PR-së Fatmir Mediu, votoi kundër një drafti të tillë, duke e argumentuar votën e tij me faktin se sistemi aktual zgjedhor nuk favorizon partitë e vogla. Ndërsa nga ana e tij aleati i majtë, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, votoi pro këtij drafti, pavarësisht disa pakënaqësive për kodin e ri elektoral.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply