Kapet hajduti Shqiptar i fshehur ne vasken e viles

Itali – Policia italiane arrestoi nje hajdut shqiptar, qe pasi kishte grabitur disa sende me vlere ne nje vile, ishte fshehur ne vasken e banjes. Mediat italiane njoftojne se 25 vjecari, emri i te cilit nuk behet i ditur, ishte gati per te ikur me xhepat plot me bizhuteri te vjedhura, por hajduti eshte kapur ne nje vile ne rrugen “Gattinoni” te zones Vanzago.

Efketivet e stacionit policor ne Arluno arriten ne kohe, kur shqiptari ishte fshehur ne banjo ku i cili dhe u arrestua oer vjedhje. Kane qene banoret e zones qe thirren 113-en, per te kerkuar nderhyrjen e karabinerve, pasi kishin verjetur disa levizje te dyshimta ne oborrin e nderteses.

Kur arriten atje policet vune re se dritaret e katit te pare te nje vile ishin shqyer. Pasi hyne neper dhoma ata gjeten shqiptarin te strukur ne vasken e banjes, ndersa me vete kishte nje pale vathe, byzylyke dhe nje pale syze dielli, objekte te pronares te baneses.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply