Kaka tek Milan: Një marrëveshje e realizueshme vetëm në formë huazimi

Kalimi i Rikardo Kakasë tek Milan është një çështje që shumë shpejt mund të kthehet në realitet, por vetëm nëse Reali i Madridit pranon që ta japë atë në formë huazimi ku braziliani gjithashtu pritet që të ulë pagën që aktualisht përfiton në 5 milionë euro.

Kjo pritet të jetë një tratativë shumë e vështirë për italianët, pasi dhe Rëalit të Madridit ndoshta nuk i pëlqen së tepërmi formula e huazimit drejt të brazilianit drejt “kuqezinjve”. Gjithashtu dhe vetë administratori i deleguar, Adriano Galiani, pavarësisht dashurisë së madhe që ndien në drejtim të brazilianit, i hap rikthimin atij vetëm në formulën e huazimit gratis dhe vetëm nëse Kaka do të ishte i gatshëm që të ulte pagën e tij aktuale, e cila është 10-milionë euro në 5 të tilla.

Ndoshta Kaka është dhe i gatshëm që ta bëjë një gjë të tillë, por ende nuk dihet sa i predispozuar është Reali i Madridit që ta japë atë falas në formulën e huazimit tek Milan. Gjithsesi asnjë tifoz i Milanit, nuk duhet të ëndërrojë, pavarësisht se drejtuesit e Milan, tashmë e kanë lënë të lirë numrin 22 me qëllim që braziliani ta veshë ketë fanellë kur të mbërrijë në klub.

Antonio Noçerino ka zgjedhur që mos ta mbajë mbi shpatulla 22-shin dhe të zgjedhë 8-n që më parë mbahej nga ish-mesfushori i Milan, Xhenaro Gatuso. Si për ironi fati dhe Kaka mban numrin 8-të tek Reali i Madridit, por Hoze Murinjo kërkon që t’ia heqë atij atë dhe është në pritje të lajmeve të reja në lidhje me transferimin e Luka Modriç nga Totehnem.

Gjithsesi nga Spanja bëjnë të ditur se Milani është i gatshëm të paguajë dhe një shumë prej 13-milionë eurosh për të blerë kartortin e futbollistit, por vetë Galiani tashmë i ka bërë të ditura dëshirat e tij.

Kaka mund ta shohë ketë lëvizje nga ana e Milanit si një provë dashurie kundrejt tij nga drejtuesit “e kuqezinjve” dhe ai mund të japë provën ideale, se në futboll ndonjëherë nuk kanë rëndësi vetëm paratë, duke ulur rrogën e tij aktuale prej 10-milionë eurosh.

Projekti teknik do të ishte me të dhe braziliani mund të habisë “gojët e këqija”, të cilat e shihnin atë drejt një tërheqjeje të parakohshme nga futbolli i luajtur, duke u kthyer gjithashtu në protagonist dhe duke rifituar dhe vendin e tij tek Brazili per Botërorin 2014, i cili zhvillohet pikërisht në ketë shtet.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply