Ish-kryeministri “i luftës” në Mitrovicë

Ish-Kryeminstri i Shqiperise Pandeli Majko ka vlersuar investimet e qeverise se Kosoves ne rindertimin e shtepive te shqipetareve te veriut te Mitrovices. Sot deputeti socialist Pandeli Majko ka vizituar lagjen e Boshnjakeve dhe kroin e Vitakut, zona keto me popullata te perziera dhe te cilat ndodhen fare afer jugut te qytetit.

Pandeli Majko eshte njohur nga afer me situaten ne veri te Kosoves. Ai theksoi se llaci dhe tullat ndonjehere jane edhe me te vlefshme se mijera flete qe shpenzohen per dialoge dhe negociata dhe shpesh here mbarojne pa konkluzione.

“Kjo paqe ka filluar te funksionoje, marredheniet nderetnike nga kjo qetesi do te nxiten ne Kosove dhe me gjere. Une tani qe po shoh nga afer situiaten vij ne konkluzionin se duhet te vish ketu dhe te kuptosh se nuk ekziston dhe nuk do te kete nje ceshtje te veriut, por ceshtja eshte e njerzve qe jetojne ketu.

Meritat i shkojne kryetarit te komunes i cili fale angazhimit te tij jane bere pune te medha dhe jo vetem per komunitetin shqiptar”, tha deputeti Socialist Pandeli Majko.

“Po bejme te gjitha pergatitjet ne mundesimin me meremetimin e shtepive te cilat jane demtuar gjate viteve te luftes dhe do t’ju japim mundesine te gjithe te larguarve te kthehen perseri ne shtepite e veta qe kane braktisur”, tha kryetari i komunes se Mitrovices Avni Kastrati.

Pandeli Majko nuk la pa komentuar edhe mbi barrikadat dhe me shume fokusimi i tij ishte ne ate mbi uren e lumit Iber. Pengesa e fundit psikologjike i bie te jete zhavorri ne uren e Ibrit, dhe kjo pengese duhet te largohet sa me shpejt te jete e mundur, tha Ish-Kryeministri Majko.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply