I gjenden municione arrestohet 42-vjecari

Shkoder - Nje 42 – vjecar nga Shkodra u arrestua dje pasi u kap ne flagrance me arme dhe municione luftarake. Burime zyrtare nga Komisariati i Shkodres bene te ditur se shtetasi L. Correj u arrestua, pasi ne banesen e tij jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje arme zjarri automatik me nje kreher me 30 fisheke, pese granata luftarake, si dhe gjashte ndezes granatash luftarake.

Nderkohe mesohet se veprimet hetimore e procedurale dha materialet ne ngarkim te shtetasit L.Correj i kaluan Prokurorise se rrethit gjyqsor Shkoder per vepren penale “mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake.

Dhunoi varret dhe nje memorial, arrestohet (Me probleme me shendetin mendor)

Gramsh – Nje 32 -vjecar eshte vene ne pranga nga policia pasi akuzohet per nje sere aktesh vandale te kryera ne periudha te ndryshme ne disa zona te Gramshit. Burime te policise bene te ditur se shtetasi V. Zeneli 32 vjec, eshte arrestuar ndersa ishte pikasur nga punojesit e pyjores duke shkaterruar nje automjet ne pronesi te stacionit pyjor ne Gramsh.

Ky shtetas qe dyshohet qe kishte probleme mendore pak dite me pare ka dhunuar varret ne fshatin Narte duke demtuar disa varre me mjete te forta. Nderkohe po ky shtetas ishte pare nga banoret ndersa shkaterronte nje memorial ne fshatin Zenelaj te rrethit te Gramshit.

Banoret kane lajmeruar policine per ngjarjen e ndodhur duke identifikuar Zenelin per thyerejen e memorialit. Burime te policise bejne te ditur se po hetohet gjendja mendore e tij pasi nga pyetjet e para ai nuk ka dhene asnje shkak per shkaterrimin e ketyre objekteve madje perjashtohet mundesia te kete qene i dehur.

Banoret thone se ai  e kishte problemin me varret dhe lapidaret pasi ne disa raste e kane pare ti shkaterroje. Dhe kur ndonjeri nga ata e ka pyetur per arsyen, ai ka thene thjesht se kishte fiksim ti shkaterronte. Gjithsesi hetimet per kto ngjarje vazhdojne.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply