Himarë, rrëzohet në greminë autobusi 12 viktima

Një ngjarje me përmasa tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Himarë, ku një autobus është rrëzuar në Qafën e Vishnjës, në aksin rrugor Sarandë-Himarë. Në total janë 13 të vdekur, mes tyre shoferi. Autobusi është rrëzuar në një greminë që është së paku 100 metra e lartë. Të gjitha strukturat vendore dhe ato të policisë janë drejtuar drejt vendit të ngjarjes, ndërsa dyshohet se ka të vdekur mes tyre.

Nga të dhënat e para mësohet se autobusi është me targat e Elbasanit. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thonë se mund të ketë edhe viktima.

Disa prej të plagosurve rëndë ndërkohë janë nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Kreu i shërbimit të zjarrfikësve, Dilaver Laçi, shprehet se aksidenti është me pasoja shumë të rënda, pa dhënë më shumë detaje.

Nënkryetari i bashkisë së Himarës thotë se deri më tani dyshohet se kanë gjetur vdekjen 12 studente. Më pas policia tha se ka pasur 11 viktima. Shifrat sërish janë kontradiktore. Fillimisht u mendua se ishte një autobus me nxënës, por është konfirmuar se autobusi ka qenë më studente femra nga universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Studentet i përkasin fakultetit të Gjuhë-Letërsisë, që ishin nisur për një ekskursion 24 orësh.

Për ngjarjen ka reaguar edhe Policia e Shtetit, e cila ka dhënë një njoftim paraprak.

“Rreth orës 16.15’ të ditës së sotme është marrë informacion se në aksin rrugor Vlorë- Himarë, në vendin e quajtur Qafa e Vishës, një autobus me targë El 2274 B, me të cilin po udhëtonin disa studentë ka dalë nga rruga.

Menjëherë, drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, të Repartit Delta Force dhe të Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të menaxhuar situatën.

Duke vlerësuar ngjarjen e ndodhur, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur grupi i punës për menaxhimin e situatës.

Ndërkohë drejt vendngjarjes janë nisur helikopterë të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.

Aktualisht në vendin e ngjarjes nga strukturat e Policisë së Shtetit po bashkëpunohet dhe me strukturat e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si dhe me strukturat e shëndetësisë.

Deri në këto momente janë nxjerrë nga automjeti dhe janë transportuar drejt ambienteve spitalore 25 studentë“, thuhet në deklaratën e policisë, e cila nuk ka komfirmuar nëse ka viktima.

Mësohet se ka qenë një autobus me turistë grek që ka dhënë ndihmën e parë, pasi ka rastisur në vendngjarje. Më pas kanë mbërritur banorët e zonës.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply