Gara e aplikimeve per 1 mije vende pune

“Panairi i punes “Horizonte Punesimi dhe Formimi”

Mijra te rinj kane vizituar gjate dites se djeshme panairin e punes, ku vijon gara e aplikimit per rreth 1000 vende pune te lira te propozuara nga subjektet e ndryshme te biznesit ne vend. Perfaqsuesit e stendave te ekspozuara ne kete panair bejne me dije se numri i kerkesave per keto vende eshte teper i larte, nderkohe qe pjesa derrmuese e aplikuesve u perkasin moshave te reja, qe jane edhe me arsim universitar, por qe nuk kane siguruar dot nje mundesi punesimi.

Per te shmangur kete problematike drejtuesit e dikasterit te Arsimit, qe ishin te pranishem ne kete panair, u kane bere thirrje te rinjve qe te tregohen te kujdeshem ne perzgjedhejen e mundesive te arsimit.

Konkretisht zevendesministrja e Arsimit Nora Malaj u ka bere thirrje te rinjve qe mbarojne ciklin e ulet arsimor te jene te kujdesshem ne zgjedhjen e tyre sa i takon arsimit profesional apo te pergjithshem.

“Ministria e Arsimit dhe Shkences ka punuar me itensitet te plote per te krijuar kushte dhe mjedis te pershtatshem per zhvillimin e arsimit profesional, prandaj ftoje gjithe te rinjte qe perfundojne ciklin 9 – vjecar ta shohin me sy tjeter arsimin profesional. Bashkepunimi mes qeverise dhe shoqerise civile me synim per te orientuar femije dhe te rinjte drejt nje arsimi te shendetshem dhe profesional edhte baze per ti ofruar vendit tone nje te ardhme europiane”, – ka deklaruar zevedesministrja Malaj.

Me tej zonja Malaj ka nenvizuar se MASH po punon intensivisht dhe edhte gjithnje e gatshme per te mbeshtetur te rinjte dhe femijet qe te arsimohen sa me profesionalisht dhe te perballen denjesisht ne tregun e punes.

****

Nese me pare ndertimi ishte sektori qe kerkonte e thithte me teper punojes, sot jane fasionistet dhe koncensionaret ne industrine e rende qe kerkojne personel te kualifikuar.

****

Pas verifikimit te te gjitha aplikimeve te plotesuara nga punekerkuesit gjate punimeve te ketij panairi, subjektet e biznesit do te shpallin listen e kandidateve te pranuar.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply