Emigrim Luksi

Shqiptaret jane te famshem ne bote per stisjet dhe gjetjen e menyrave nga me te cidutshmet per te kerkuar emigrimin jashte vendit. Po shtypi britanika ka shkruar per nje menyre të re e ardhjes ne Britani për të kërkuar azil nga shqiptarët, menyre qe është sa gjeniale, aq edhe e paprecedentë.

Jo më me maune te fshcehur sipër dhce poshte tyre, jo me Eurostar,jo me anije duke kaluar La Manashin nga Franca, jo me linja të rregullta fluturimesh dhe me viza te rregullta apo pasaporta fallco, por kesaj radhe me… avionë te vegjel privat.

Nje cift me dy femije perdoren kesaj rradhe nje avion te vogel privat te nje shtetasi belg qe i solli ata ne jug te Anglise Piloti belg Xhon Fransua Heno 34-vjecar solli familjen shqiptare ne aerodromin e vogel Headcorn, e cila me pas u ndalua nga autoritetet e Agjenise Britanike te Kufirit, nderkohe qe piloti belg eshte arrestuar dhe eshte nxjerre perpara gjykates me akuzcn se ka ndihmuar per hyrjen ilegale te emigranteve shqiptare ne Britani.

Sipas zedheneses se kesaj agjensie shqiptaret jane duke u ndihmuar nga sherbimet sociale te zones se Kentit ne jug te vendit.Kohet e fundit vihet re nje shtim i konsiderueshem i shqiptareve qe po vijne ne Britani,shumica femije nen moshen 18-vjeçare ose te rinj qe pretendojne se jane nen kete moshe, nisur nga fakti se kjo eshte kategoria qe nuk riatdhesohet deri ne mbushjen e moshes madhore dhe u jepet leja e qendrimit qofte edhe e perkohshme. Shumica e tyre kerkojne azil per shkak te gjakmarjres ne Shqiperi. Po ashtu shtim te rasteve ka edhe per grate dhe vajzat qe thone se jane te trafikuara per prostiucion.

Nderkohe nje numer jo i vogel vijne dhe qcndrojne ne te zeze.Levizja pa viza ne zonen e Shengenit ne shtetet ne kufi me Britanine dhe kriza ne eurozone mendohet se jane faktoret nxites te orientimit te shqiptareve drejt ishullit britanik.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply