Eliot Engel: Ne në SHBA nuk kemi imunitet, shpresoj ta hiqni

Më 5 gusht, vetëm pak orë para se parlamenti shqiptar të mblidhej për votimin e ndryshimeve kushtetuese për heqjen e imunitetit, kongresmeni amerikan Eliot Engel ka ftuar klasën politike shqiptare të votojë këto ndryshime.

Duke iu referuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel tha në një intervistë për gazetën “Bota sot” se asnjë senator apo zyrtar atje nuk ka imunitet.

Në këtë drejtim, duke iu referuar kërkesës së BE-së për statusin kandidat të Shqipërisë në vjeshtën e këtij viti, Engel thotë se palët duhet të angazhohen për heqjen e tij, si rruga më e mirë për këtë proces.

“Siç e dini, unë në qoftë se miratohet ligji për heqjen e imunitetit, BE-ja do ta shohë atë si një sinjal pozitiv për Shqipërinë në BE. Përderisa BE-ja thotë kështu, mendoj se do të jetë pozitiv edhe për Shqipërinë që ta heqë imunitetin. Ne në SHBA ne nuk kemi imunitet, unë vetë nuk kam imunitet, asnjë anëtar i Senatit, Kongresit apo zyrtar i lart nuk ka imunitet.

Çdo anëtar i Kongresit, i Senatit apo zyrtar i lart janë si çdo shtetas amerikan dhe në opinionin tim është më mirë që edhe në Shqipëri të hiqet imuniteti. Unë nuk e di se cili është teksti i këtij ligji, mbasi unë nuk e kam parë, natyrisht që dhe nuk dëshiroj të komentoj.

Po në qoftë se është e vërtet se BE-ja e shikon këtë ligj me favor për një vend që e ka hequr imunitetin, kjo do të ndihmojë Shqipërinë në integrimin në BE dhe do të jetë një hap pozitiv për Shqipërinë”, – u shpreh Engel.

Sa i përket marrjes së statusit të vendit kandidat në BE të Shqipërisë vjeshtën e këtij viti, Engel tha se është në favor të këtij hapi, edhe në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply