Demtohet Bogdani, ne dyshim per Gjeorgjine

Tranjeri i Shqiperise Xhani dhe Biazi mund te mos kete te gatshem per ndeshjen miqesore te 29 shkurtit ne Gjeorgji sulmuesin Erjon Bogdani. Sulmuesi i Sienes ne Serine A ka pesuar nje demtim ne pulpe ne seancen stervitore te se premtes, ne kuader te pergatitjeve per ndeshjen e radhes ne kampionat kunder Atalantes.

Bogdani eshte demtuar ne pulpe dhe eshte deyruar ta lere ne mes stervitjen e se premtes. Lajmi eshte raportuar nga te gjitha mediat sportive ne Itali. Por ajo qe nuk dihet per momentin eshte shkalla e demtimit te sulmuesit te kombetares sone.

Me shume detaje per shkallen e demtimit te tij dhe kohen e riaftesimit do te behen te ditura neser paradite kur sulmuesi do ti nenshtrohet analizave me te hollesishme. Per momentin dihet vetem se behet fjale per nje demtim ne pulpe.

Me kete demtim duket gati i sigurte mungesa e tij ne ndeshjen e kesaj jave ne Serine A kur Siena  do te prese ne fushen e saj Atalanten. Erjon Bogdani u transferua ne ditet e fundit te merkatos ne itali nga Cezena te Siena.

Bogdani ende nuk eshte aktivizuar ne Serine A me Sienen, ndersa ndeshjen e pare me kete skuader per kete vit e zhvilloi kunder Napolit ne kupen e Italise. Nga analizat e neserme gjithashtu do te mesohet me shume edhe ne lidhje me pranine e Bogdanit ne ndeshjen miqesore qe Shqiperia do te luaje me 29 shkurt perballe Gjeorgjise ne Tbilis.

Demtimet

Kujtojme se Shqiperia ka disa probleme me futbollistet e demtuar. Dhe tranjerit de Biazi do t’i duhet te kryqezoje gishtat per Bogdanin, pasi nje mundesa e tij eshte shume e rendesishme. Kujtojme se tranjeri Italian i kombetares nuk do te kete te gatshem per ndeshjen ndaj Gjeorgjise edhe kapitenin Lorik Cana i demtuar, mbrojtesin Debatik Curri qe do te mungoje per nje kohe te gjate si dhe sulmuesin Edmond Kapllani edhe ky i demtuar.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply