BE, Sekui: Palet, konsensus per presidentin dhe integrimin

Integrimi/ Fule ne Tirane me 3 maj 

Gara presidenciale ka nxitur dhe reagimin e ambasadorit te Bashkimit Europian ne vendin tone Etore Sekui. Dy dite perpara se Konferenca e Kryetareve te percaktoje zyrtarisht procedurat per zgjedhjen e presidentit te ri, ambasadori Sekui beri serish dje thirrje per dialog konstruktiv mes partive parlamentare.

“Presidenti duhet te zgjidhet sipas Kushtetutes. Besoj se forcat politike do te marrin nje vendim per zgjedhjen e kreut te ri te shtetit sipas nje mynyre konsensuale. Besoj se presidenti do te zgjidhet ne mynyre gjithperfshirese, ashtu sic kam thene gjithmone.

Besoj se partite politike do te merren me kete ceshtje, por edhe ceshtje te tjera ne mynyre konstruktive dhe gjitheperfshirese”, – u shpreh ai duke shtuar se marrja e statusit te vendit kandidat eshte nje proces i bazuar ne merite.

“Ne jemi ketu per te ndihmuar, asistuar, por eshte ne doren e shqiperise te beje ate qe nevojitet per te marre statusin kandidat, duke nisur me zbatimin e 12 prioriteteve kryesore. Shpresoj qe ta merrni statusin, por kjo eshte pergjegjesia juaj”, – shtoi Sekui.

Kete apel per politiken e shqiptareve ambasadori i Bashkimit Europian e beri gjate seminarit ne Tirane per te konsultuar pese pikat e para te planit te veprimit mbi 12 prioritetet e KE-se, ki lajmeroi edhe viziten me 3 maj ne Tirane te komisionerit per Zgjerim Stefan Fule.

Halimi: S’kemi fonde per godinat; PS: Gjykatat duhet te jene me vete!

Qeveria nuk ka fondet e duhura per te ndertuar godinat e reja qe duhen per hapjen e gjashte Gjykatave Administrative ne rrethe. Lajmi u be i ditur nga ministri i Drejtesise Eduart Halimi ne mbledhjen e djeshme te Komisionit parlamentar te Ligjeve gjate shqyrtimit te projektligjit per Gjykaten Administrative.

“Do te hapim Gjykaten Administrative ne Tirane dhe seksionet e gjykatave ne rrethe, qe do te varen nga Gjykata Administrative derisa te ndertohen edhe gjykatat e tjera, edhe stafi gjyqesor ndihmes.

Pra, ne ne planifikimin qe kemi bere prezent eshte thene se nga buxheti i shtetit zyra e administrimit nderton Gjykaten Administrative ne Tirane dhe Gjykaten e Apelit ne Tirane”, – tha Halimi.

I menjehershem ka qene reagimi i relatorit socialist Armando Subashi. “Nese kete pune do ta nisim mbare duhet te ngreme 6 gjykata te pavarura me vete, qe te mos kete asnje lidhje administrative me gjykatat qe operojne ne rrethe.

Meraku kryesor eshte ai qe ka shteti per shkak te infrakstruktures. Se dyti, fillimi i veprimtarise ku duhet te shtrije efektet ky ligj. Ne propozimin qe kam bere kane te bejne me rregullimet qe duhet te pesoje ligji per Gjykaten e Larte, ndersa kushti i dyte ngritja e infrakstruktures se nevojshme”, – tha Subashi.

Komisioni i ligjeve vendosi qe shqyrtimi do te vijoje paralelisht me punimet e somte te Kuvendit.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply