Arrestohet 33-vjecari per trafik nderkombtare droge

Elbasan- Nje 33 -vjecar ka rene ne pranga dhe pritet te ekstradohet per ne itali. Ardit Bakalli 33 vjec me banim ne Elbasan eshte arrestuar pasi gjykata e Gjenoves ne Itali ne vitin 2006 kishte leshuar nje urdher arrest nen akuzen e trafik nderkombtare te lendeve narkotike.

Bakalli eshte arrestuar rreth 4 vjet me pare nga policia e Tiranes gjate operacionit antidroge “Trekendeshi”. Sipas burimeve te policise ne vitin 2008, Ardit Bakalli se bashku me tre persona te tjere eshte arrestuar gjate shkembimit te dy kilogrameve heroine ne vendin e quajtur “7 xhuxhat” ne afersi te ures se Lanes.

Droga transportohej nga Maqedonia me qellim tregun e Tiranes.

Sipas policise, ai ka mundur t’i shpetoje edhe drejtesise italiane 6 vite me pare nen akuzen e trafikut nderkombtare te droges. Gjithsesi ende nuk jepen detaje lidhur me arrestimin e tij dhe proceduren e ekstradimit.

Policia Ndertimore shemb 42 objekte pa leje!

Elbasan - Inspektorati Ndertimor i Bashkise se Elbasanit ka nisur aksionin ne shkalle te gjere per prishjen e ndetimeve pa leje ne qytet. Gjate dites se djeshme fadromat e ndertimoreve u perqendruan ne prishjen e objekteve te jashteligjshme perballe Markates ne vendin e quajtur “Namazgjaja”. Aty jane hedhur poshte disa kioska te ngritura pa leje.

Sipas shefit te Inspektoratit te Policise Ndertimore ne Bashkine e Elbasanit, Dritan Ekmekciu, fillimisht aksionet do te perqendrohen ne kater akset kryesore rrugore te Elbasanit ku ekzistojne ndertime pa leje te ndertuara kohe me pare, por edhe kohet e fundit. Ne keto akse jane evidentuar 42 ndertime pa leje.

Inspektorati Ndertimor eshte duke bashkepunuar me Policine e Rendit per finalizimin e ketyre aksioneve. Ky inspektorat u ka bere thirrje pronareve qe t’i largojne me deshire materialet ne mynyre qe demet te jene minimale. Ai ka theksuar se ne qytet nuk do te lejohet asnje ndertim i ri apo i vjeter pa leje.

Ka ikur koha e kioskave, tha ekemciu, duke deklaruar se fadroma e ndertimeve do te vazhdoje te hedhe poshte te gjitha objektet e evidentuara ne territorin e Elbasanit.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply