Aktualitet, Berati pushtohet nga Turizmi Ameriakan, Burg pa afat per vrasesit, Gjminazistja molle e sherrit, Perplaset Ambasadori Holandez

Vizitoret amerikane pushtojne Beratin

Berat- Nje grup vizitoresh amerikane jane bere pjese e promovimit te vlerave te qytetit te Beratit gjate nje vizite te zhvilluar ne diten e djeshme ne kete qytet. Qyteti i Beratit eshte bere pjese e nje destinacioni per nje grup vizitoresh amerikane, te cilet pasi kane mberritur ne Tiranes zyrtare kane vizituar dje qytetin e Beratit.

Kater autobuse te nisur nga kryeqyteti mberriten  dje paradite ne qytetin muze te Beratit, ku rreth 86 vizitore te ardhur nga Amerika jane njohur me vlerat e qytetit 2400- vjecar. Vizitoret mberriten rreth mesdites se djeshme ne qendrat historike.

 

 

 

Ne Burg pa afat, vrane nene e bir

Paots- “Burg pa afat” dha dje gjykata per tre te akuzuarit per vrasjen e dyfishte te ndodhur ne vitin 1997 ne Patos, e cila u zbardh nga policia e Fierit dy dite me pare.

Gjykata e ketij qyteti ka lene ne fuqi vendimin per Arben Celen 45 vjec, Altin Hoxhen 36 vjec dhe Eduard Banaj 36 vjec. Tre te akuzuarit dyshohen si autoret e vrasjes se 45- vjecares Drita Rrapollari dhe djalit te saj 12 vjec Ermal Rrapollari, ngjarje e ndodhur me 3 prill te vitit 1997. Gjate seances se djeshme, njeri prej te akuzuarve Arben Cela ka pranuar fajesine e krimit.

 

 

 

Gjimnazistja “ndez” shoket, njeri plagos tjetrin me pistolete, shpeton

Tirane- Per nje gjimanziste, dy shoke te klases u perleshen ne fillim me grushte e me pas njeri prej tyre nxorri pistoleten, duke e plagosur tjetrin. Arma e zjarrit per pak i kushtoi jeten nje 18 vjecari, nxenes ne gjimnazin “Ismal Qemali” ne kryeqytet.

Plagosja ndodhi mesditen e djeshme ne nje lokal prane gjimnazist “Ismail Qemali”, ne prani te nxenesve te tjere te shkolles. Nga burimet kryesore mesohet se adoloshenti me inicialet R. Qosja u qellua, ne nje lokal prane shkolles “Ismail Qemali”, ne te cilen studionte ne vitin e dyte.

Nderkaq behet e ditur se dy te rinjte jane konfrontuar dhe perleshur fizikisht mes tyre dhe pak me vone 16-vjecari me inicialet B.P edhe ai nxenes ne vitin e dyte, ka shkrehur 2 plumba be drejtim te shokut te tij.

Nxenesit lajmeruan policine dhe u dergua ne Spitalin Ushtarak, ku gjendja e tij shendetsore eshte jasht rrezikut per jeten. Sipas mjekeve, 18 vjecari ka shpetuar per mrekulli, pasi ka marre nje plumb ne dore, nderkohe qe ka nje gervishje plumbi ne koke.

Policia nisi hetimet dhe indentifikoi autorin e plagosjes, 16 vjecarin me inicialet B.P gjimnazist, ndersa u shoqeruan reth 15 gjimnaziste te tjere qe kishin dijeni per rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht, nga deshmite e nxenesve, mesohet se sherri kishte nisur per nje femer, te cilen mesa duket e pretendonin te dy.

Sherri ishte ndezur prej disa muajsh, por vetem dje mori permasa te renda. Gjithsesi, policia po punon per te sqaruar rrethanat e plota te plagosjes.

Perplasen makinat e ambasadoreve me ate te deputeit socialist Minxhozi

Bulqize- Ambasadori holandez ne Shqiperi, Henk van den Dool, ka pesuar nje aksident, automobilistik kur automjeti i tij u perplas me ate te deputetit te PS-se, Qemal Minxhozi. Aksidenti ndodhi dje reth ores 14:40 ne Fushe-Bulqize kur automjeti me targa diplomatike e ambasadorit holandez eshte perplasur me automjetin e deputetit socialist Qemal Minxhozi. Ne momentin e perplasjes ne automjetin e ambasadorit holandez ndodhej dhe ambasadori slloven Bojan Bertoncels.

Burimet e Policise bejne me dije se nga perplasja e makinave per fat te mire nuk ka te demtuar ne njerez, por vetem demtime te automjeteve, ndersa si shkak i aksidentit dyshohet rreshqitja e makines ne debore.

Nga burime jozyrtaremesohet se askush nuk u lendua nga perplasja, pervec disa gervishtjeve te lehta qe nuk konfirmohen se cilit prej tyre i jane shkaktuar. Policia shkoi ne vendngjarje dhe po zhvillon hetimet, per te percaktuar zyrtarisht shkakun e aksidentit dhe pasojat.

Makina e ambasadorit holandez pesoi demtime te shumta dhe deputeti Qemal Minxhozi i ka marre drejt Tiranes me automjetin e tij, dy kryediplomatet e huaj te arkedituar ne Tirane. Ambasadoret dhe deputeti ishin nisur drejt fashatit Gjorice per te derguar ndihma tek familja Doga, te ciles iu shemb catia nga bora para pak ditesh.

Per kete ngjarje nuk ka paur ndonje njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit apo nga zyrat e shtypit te ambasadave perkatese.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply